Teuta Tabaku dekorohet me titullin ‘Naim Frashëri’

Përkushtimi dhe puna e mësimdhënësve të diasporës nuk kalon asnjëherë pa u vënë re. Teuta Tabaku e cila ka tashmë 19 vite si mësuese e gjuhës shqipe në Turqi u dekorua me titullin ‘Naim Frashëri’ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta.

Këtë e ka bërë të ditur ajo në postimin e saj të fundit, në të cilin shkruan:

Sot në Stamboll.
Presidenti i Republikës të Shqipërisë z.Ilir Meta më dekoroi me titullin “Naim Frashëri “.
Ishte një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm kur morra këtë titull , vlerësimin dhe kontributin e punës time në promovimin e Gjuhës Shqipe ndër vite,mbetet një përpjekje modeste por e kryer me një përkushtrim dhe dashuri të madhe.
Ky titull pēr mua shkon përtej një dekorimi ,ky titull ka kuptim te plotë ,do të më japi forcën dhe motivimin për të ecur përpara dhe për të vazhduar misionin që unë tashmë e ndjej një detyrë.
Ju faleminderit President i Republikës të Shqipërisē
z.Ilir Meta.