Terror i papar serb ndaj popullatës shqiptare

Terror i papar ndaj popullatës shqiptare, nga serbo-komunistët jugosllav gjatë viteve 1943-1944, për të mbetur Kosova dhe territoret shqiptare nën ambrellën e robërisë jugosllave

Shkruan: Sami ARIFI

Me agresivitet, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), si në Mbretërinë jugosllave si në shtetin e Jugosllavisë komuniste të udhëhequr nga Tito, vazhdojë dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Për shpërnguljen e shqiptarëve dallohen disa veçori si: Aksioni i grumbullimit të tepricave në fund të luftës, “kinse” për armatën jugosllave , aksioni i grumbullimit të armëve (1955-1956), rikolonizimi në tokat shqiptare me serbë e malazezë si dhe reforma agrare “kinse” për të bërë transferimin nga feudalizmi në kapital për t’i shpronsuar shqiptarët. Edhe Tito aktivizoi planin e paraluftës së DB i nërsyer nga projektuesi i mëhershëm i shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, Vasa Çubriloviq, i cili ishte zgjedhur pas LDB ministër i bujqësisë në kabinetin e Titos për shtetin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), madje Tito kishte nënshkruar marrëveshjen Xhentolmente në Split me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Fuad Kyprel në vitin 1953.

Në qeverinë federale të shtetit jugosllav komunist përmes dhunës u shpërngulën më se 13% të popullatës shqiptare, pra më se 283.000. Të dhëna mjaft të plota në librin “Diplomacia në tehun e thikës” nga autori Geert Hinrich Ahrens.

Konfrontimet në kryesinë jugosllave shpeshherë paraqisnin trusni për shpërnguljen e shqiptarëve e cila vazhdonte në faza varësisht nga konfrontimet për pushtet në federatën jugosllave.

Mbrenda dy luftërave botërore në trojet shqiptare numri i kolonve të shpërndarë ishte 129.212,94 ha tokë 13.482 familje serbo-malazeze me rreth 67.410 anëtarë në 594 vendbanime. Kishave e manasrireve serbe iu ndanë 569 ha tokë, ushtrisë 1.342 ha, xhandarmërisë 250 ha e shumë të tjera.

Përkundrazi, përfundimi i LDB nuk solli lirinë e shqiptarëve në shtetin jugosllav, por robërinë e vazhduar nga shteti komunistë jugosllav. Vetëm në Gjilan bilanci i dëshmorëve dhe viktimave të pushkatuara e masakruara gjatë viteve 1943-1944 arrinë shifrën mbi 8.000 shqiptarë, më shumë se në çdo rajon tjetër të Kosovës… Këto spastrime në popullatën shqiptare nga masakruesit serbo-çetniko-komunist u bën që Kosova dhe territoret tjera shqiptare të mbeten nën ambrellën e robërisë jugosllave…

Si vazhdimësi e ideologjisë së nërsyer serbe, Aleksandër Rankoviqi, në krye të Sektorit  për Ministrinë e Popullit (OZNA-Odelenje za Zastitu Naroda), e cila ishte organizatë e sigurisë, kontrainformative, synonte shtypjen dhe zvoglimin e numrit të popullsisë shqiptare. Në vitin 1956 UDB-ja (Upravna Drzhavne Bezbednosti) montoi procesin e Prizrenit, proces, ky gjyqësor i zhvilluar ndaj nëntë personaliteteve “kinse” të dyshuara shqiptare që supozohej se mund të kryenin aktivitete subversive në territorin e Kosovës, që ishin: Njazi Maloku redaktor, gazetari Sedat Dida, i cili punonte në Rilindje. Në nëntor të vitit 1958 burgosen, ndërsa dënohen në mars të vitit 1959 Adem Demaçi me vite burg të rëndë, ndërsa në vitin 1964 dënohen dymbëdhjetë anëtarë të organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqipërisë”, në krye me Adem Demaçin, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dënim ky me gjithësejt 130 vite burgim të rëndë. Aleksandër Rankoviq synonte, përmes armiqësisë dhe tmerrit me popujt tjerë të jugosllavisë “kinse” për sigurinë e shtetitme, të kapë në dorë majen e udhëheqjes së shtetit jugosllav…  Falë qëndresës së bijve të popullitpopulli shqiptar, edhe se të pushtuar, populli ynë qëndroj vertikal në trojet stërgjyshore…