Teprim teknologjik

Teprim teknologjik

Radhë-radhë ca tabela
Skaj një rruge duken
Si ato që tregojnë
Emra vendbanimesh
Emra lumenjsh
Liqenesh e maja malesh
Rrinë në to vargje me rimë
Një porosi poetike
Për kohën moderne
Se po e harrojmë
Shpesh veten e jetën
Duke e tepruar
Me teknologjinë