Të punuarit si pensionist: A duhet të paguajë kontribute në AHV/AVS?

96

Pyetje e përgjigje nga bota  e punës në Zvicër

KOPSHTAR NË GJENDJE GADISHMËRIE: Nëse punoni në moshën e pensionimit, duhet të paguani edhe më tej kontribute në arkën e AHV/AVS-it. (Foto: iStock)

Pyetje: Së shpejti unë mbushi 65 vjet dhe pastaj do të marrë pensionin e AHV/AVS-it dhe atë të arkës pensionale. Mirëpo unë dua pjesërisht që të punojë më tej edhe pas pensionimit. A duhet unë të vazhdojë të paguajë kontribute në arkën e sigurimit të pleqërisë AVH/AVS ?

Përgjigje: PHILIP THOMAS: Po. Pasi obligimi i kontributeve në arkën e AHV/AVS, IV/AI, EO/MSE nuk përfundon me përfitimin e pensionit të pleqërisë së AHV/AVS-it. Nëse fitoni më shumë se 1400.—franga në muaj (apo 16’800 franga në vit), punëdhënësi duhet tua ndalë kontributet e AHV/AVS, IV/AI, EO/MSE dhe ti paguajë ato në arkat gjegjëse. E njëjta vlen edhe për sigurimin aksidental (UVG/LAA). Sigurimi Aksidental (UVG/LAA) nuk njeh kufi moshe. Punëdhënësi juaj duhet edhe më tej tua ndalë kontributet. Premitë e kontributeve bazohet në fitimin (të ardhurat) e siguruara. Përndryshe ju nuk duhet të paguani më në arkën e sigurimit të papunësisë dhe as në sigurimin profesional pensional (shtyllën e dytë BV/PP, apo në arkën pensionale). Sa i përket sigurimit të të ardhurave të mëditjes, vlen: Kushtet e përgjithshme të sigurimit dhe kontrata e siguruesit sqarojnë nëse duhet të vazhdoni të paguani kontribute dhe nëse sigurimi paguan përfitime edhe në rast e të paaftësisë për punë. Varësisht nga kushtet, mbulimi i sigurimit përfundon me arritjen e moshës 65 vjeçare. (Work, 13. 12. 2019) 

Marrë nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 1/2020