Të paktën 115,000 profesionistë të kujdesit shëndetësor kanë humbur jetën nga Covid-19, tha të hënën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke u ankuar se një grup i vogël vendesh po monopolizojnë vaksinat. «Shumë janë të infektuar dhe megjithëse raportet janë të rralla, ne vlerësojmë se jo më pak se 115,000 punonjës shëndetësorë dhe të kujdesit kanë paguar çmimin përfundimtar në shërbimin e të tjerëve,» raportoi Tedros Adhanom Ghebreyesus, në hapjen e takimit vjetor të anëtarëve të kësaj organizate.
Ai denoncoi edhe një herë «pabarazinë skandaloze» për vaksinat në të gjithë botën e cila «përjetëson pandeminë». Pra, shpjegoi ai, më shumë se 75% e të gjitha vaksinave janë dhënë në vetëm 10 vende. «Nuk ka asnjë mënyrë diplomatike për ta thënë ndryshe: një grup i vogël vendesh që prodhojnë dhe blejnë shumicën e vaksinave (…) kontrollojnë fatin e pjesës tjetër të botës», pohoi Dr. Tedros.
Nga Merishahe Limani Hiler, Gjenevë
https://mediafokus.info/te-pakten-115000-profesioniste…/