Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe…

Processed with VSCO with nc preset

Sot para 150 viteve lindi poeti i njohur Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni, ‘I dashur atdhe’ është një ndër poezitë e shumta që ai i kushtoi vendit të tij. Edhe pse u largua nga vendlindja qysh në moshën 13 vjeçare, Asdreni lartësoi dashurinë për atdheun dhe punoi fuqishëm për ta zgjuar popullin shqiptarë kundër pushtuesve të huaj.

I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.