2 Votimet federale të 25 nëntorit 2018 në Zvicër
Më 25 nëntor 2018 në Zvicër do të votohet për dy çështje shumë me rëndësi. Nën petkun e „vetëvendosjes“, SVP/UDC (Partia Popullore e Zvicrës) përmes iniciativës „drejtësi zvicerane në vend të gjyqtarëve të huaj“ ia mësynë frontalisht të drejtave njerëzore dhe atyre të punëmarrësve. Kësaj iniciative, forcat politike përparimtare dhe liberale të Zvicrës bashkë me sindikatat, sikur edhe Unia thonë qartas JO. Votimi tjetër popullor është një projektligj, i cili venë në pikëpyetje të drejtën për sferën private. Ky projektligj, i cili është rezultat i lobit politik të sigurimeve, u lejon detektivëve privat që pa leje a vendim të gjykatësit të përgjojë në dhoma banime dhe ballkone. Ne i themi JO edhe këtij projektligji që cënon privatësinë jetësore!
Ligji i observimit: Sukses i lobit të sigurimeve
Në tetor të vitit 2016 Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut erdhi në përfundim, se observimi i personave, të cilët dyshohen për keqpërdorim sigurimesh, është i palejueshëm, pasi në legjislacionin zviceran të sigurimeve sociale për ketë mungon baza ligjore. Për të mbyllur këtë zbrazëti parlamenti federal i Zvicrës ka vu në binar revidimin ligjor të nenit për observim. Ligji i ri përmbushë të gjitha dëshirat e kompanive të sigurimeve.
Të gjithë të siguruarit nën dyshim të përgjithshëm
Sipas ligjit sigurimet sociale guxojnë që përfituesit e pensioneve të invaliditetit (IV/AI) dhe të pleqërisë (AHV/AVS), të siguruarit në rast të papunësisë dhe të siguruarve shëndetësor, në rast të dyshimit ti observojnë përmes fotografive dhe regjistrimit zanor duke përfshirë edhe përdorimin e mjeteve dhe instrumente teknike. Vëzhgimet lejohen gjithashtu në vende që janë lirisht të dukshme nga një vend publik, si kopshti ose ballkoni i personit në fjalë. Kjo sigurimeve shoqërore u jep kompetenca mbikëqyrëse, disa prej të cilave shkojnë përtej atyre të zyrtarëve në proceduarat penale apo të shërbimeve të zbulimit.
Qëndrimet zyrtare mbi referendumin
Që mashtrimet e sigurimeve duhet të trajtohen është jashtë diskutimit për organizatat që i janë bashkuar komitetit të referendumit. Por të drejtat themelore dhe parimi i proporcionalitetit duhet të respektohen.
Iniciativa «vetëvendosëse»: sulm ndaj të drejtave të njeriut dhe demokracisë
Për të parandaluar luftërat dhe konfliktin e interesave, shtet negociojnë dhe lidhin me njëri-tjetrin marrëveshje bazuar në ligjet ndërkombëtare. Duke anuluar traktatet ndërkombëtare siç është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), iniciativa «vetëvendosëse» sulmon drejtpërdrejt të drejtat e njeriut dhe të punës. Kjo konventë na garanton, mes shumë të tjerave, lirinë e mendimit, fesë dhe ndërgjegjes, të drejtën për një gjykim të drejtë, mbrojtjen kundër diskriminimit … Ruajtja e këtyre të drejtave është thelbësore në një demokraci. Kushdo që e vë në pikëpyetje këtë vë në rrezik sistemin ligjor dhe demokracinë.
Sulm ndaj të drejtave tona të punës
Ligji zviceran i punës dhe liria e sindikatave çalon prapa vendeve të tjera. Në rastet, fjala bie, të shkarkimeve abuzive, sindikatat ankohen apo ngritin padi në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO). Që nga viti 1919, kjo organizatë e specializuar e Kombeve të Bashkuara ka promovuar drejtësinë sociale, si dhe të drejtat e njeriut dhe të punës. Nëse iniciativa pranohet, Zvicra mund të detyrohet të heqë dorë nga konventat e ILO-s. Sindikatat do të humbnin mundësinë e ankesës së tyre.
Asnjë mbrojtje më nga e drejta ndërkombëtare
Në kundërshtim me atë që thonë iniciatorët, e drejta ndërkombëtare nuk e vë në dyshim demokracinë tonë, ne gjithmonë mund të votojmë për referendume dhe nisma. Por e drejta ndërkombëtare është një ombrellë e nevojshme mbrojtëse dhe siguria jonë e fundit. Iniciativa dëshiron ta mbyllë këtë ombrellë mbrojtëse. Pasojat do të ishin: Ne humbim të drejtat qendrore njerëzore dhe të punës, Zvicra mbetet e izoluar nga bota dhe sillet në një mënyrë jo solidare.
Më 25 nëntor, Unia thotë: JO për nismën «vetëvendosëse»; JO spiunëve privat të sigurimeve!
Huazuar nga Horizonte Nr.6 / 2018, përshtatur nga O. Osmani