Tavë pule me qull
Kjo recetë është njëra ndër më të vjetrat e sofrave shqiptare që nuk don shumë kohë dhe përbërës për tu përgatitur, por është e bollshme dhe e shishme. Për ta përgatitur këtë recetë iu nevojiten:
500gr mish pulë
50gr gjalpë
3 lugë gjelle miell
3-4 thelpinjë hudhre
2 lugë caji limon
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Mënyra e përgatitjes:
Së pari mishin e pulës e pastrojmë në ujë të rrjedhshëm dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere të thellë hedhim gjalpin dhe në të e hedhim pulën të cilën e përziejmë derisa të fërgohet pak. Pastaj i shtojmë ujë derisa mishi i pulës të jetë komplet i mbuluar nga uji.
Ndërkohë, në një tenxhere tjetër më të vogël, hedhim gjalpë dhe miell dhe i fërgojmë derisa mielli të fillojë të lëshojë aromë dhe të marrë ngjyrë të artë. Marrim pak nga mishi i pulës që kemi lënë të ziejnë në tenxheren tjetër dhe e hedhim tek masa me gjalpë dhe miell dhe përziejmë vazhdimisht në mënyrë që të mos na formohen kokërriza. Pasi ta kemi gati e shtojmë tek tenxherja e madhe me pulë dhe e përziejmë. I shtojmë kripën, piperin dhe limonin dhe majdanozin dhe i lëmë të ziejnë edhe pak derisa mishi të jetë gati.