Tarte me kungulleshke, karrote, djathe dhe suxhuk

Tarte me kungulleshke, karrote, djathe dhe suxhuk

Per brumin ju nevojiten:
100gr djathe
100ml qumesht
100ml vaj
1 ve
300-350gr miell
1 pluhur per pjekurina
Kripe

Pergatitja e brumit: Se pari me nje pirun thermojme djathin dhe ia shtojme vezen, vajin, qumeshtin dhe kripen dhe perziejme me tel kuzhine. Pastaj ia shtojme miellin te perziere me pluhurin per pjekurina. E ngjeshim brumin mire dhe e leme te pushoje per rreth 30min. Nderkohe, pregatisim masen per mbushje.

Per mbushjen nevojiten:
1 qepe
1 kungulleshke
1 karrote
Suxhuk
3 ve
300ml kos
Kripe
Kackavall

Pergatitja e mbushjes: Se pari fergojme qepen, pastaj i shtojme kungulleshken dhe karroten. Kur keto te jene gati i hedhim ne nje ene dhe ne te njejtin tigan fergojme suxhukin. Kur te jete gati e bashkojme me masen e meparshme dhe e perziejme.

Pasi te kene kaluar 30min, marrim brumin dhe e shtriejme. E vendosim ne tepsi duke ia mbuluar edhe anesoret e tepsijen dhe brenda hedhim masen me karrote, kungulleshke dhe suxhuk. Ne fund bejme bashke kosin me vezet, i perziejme mire dhe ia shtojme mases siper. Krejt ne fund i hedhim kackavalla.

Piqet ne furre ne 200 grade derisa shohim se brumi ka filluar te marre ngjyre kafe.