Tani edhe katër trajnerë të certifikuar sipas kritereve të World Archery

Më datën 3 – 10 prill në Prishtinë, u mbajt Kursi për Trajner në Shigjetari nën drejtimin e ekspertit të Federatës Botërore të Harkut, Agron Mala. Në këtë kurs mori pjesë Shoqata Shqiptare e Harkut falë bashkëpunimit me Federatën e Shigjetarisë së Kosovës. Në trajnimin e mbajtur intensiv, katër pjesëmarrës nga Shqipëria arritën të certifikohen në nivelin e parë.

Shoqata Shqiptare e Harkut tashmë ka katër trajnerë të kualifikuar dhe të certifikuar në këtë nivel sipas kritereve të World Archery. Shoqata Shqiptare e Harkut u shpreh falemnderuese për profesionalizmin e treguar nga Agron Mala dhe synon që njohuritë e fituara nga kursi t’i përdorë në promovimin e sportit të harkut në Shqipëri.