Sulmi terrorist në Vjenë, një akt barbar

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

(Terroristi i vrarë ishte Kujtim F. me origjinë nga Maqedonia Veriore)

Vjena përjetoj një natë të trishtueshme diç të pa parë një kohë të largët. Sulmi terrorist gjatë i planifikuar në disa lokacione në qendër të qytetit solli shumë të plagosur dhe të vrarë. Njëri nga terroristet vritet dhe sipas informatave nga Ministri i Brenshem Karl Nehammer,   kishte të bënte me simpatizant të njohur të IS.  Terroristi i vrarë i identifikuar është 20 vjeçar Kujtim F.  i lindur në Austri nga prindërit  e ardhur nga  Maqedonia Veriore. Nga ermi del të jetë një i ri  i radikal rrymash terroriste islame, i dënuar edhe më parë dhe i liruar në dhjetor të vitit 2019. Ai ishte i armatosur me kallashnikov dhe armë tjera.  Terroristi u vra nga forcat speciale WEGA në afërsi të Ruprechtskirche në qendër të Vjenës. Atentatori Kujtim F. ishte i besueshmi i shefit të ri të organizatës terroriste IS, Abu Ibrahim al-Quraishi.  Atentatori e paraqet veten në foto të armatosur me kallashnikov dhe armë tjera dhe në brez kishte të lidhur eksploziv.  Sulmi solli 4 të vrarë dhe 17 të plagosur, 7 nga të cilët të plagosur rëndë. Nga forcat e rendit pati shumë të arrestuar dhe kontrolle në vendstrehimin e terroristëve në Vjenë, sipas informatave   Sulmi u bë një ditë para vendosjes masave të reja shtrënguese nga autoritet përkatëse në luftë për mbrojtje e qytetarëve nga Corna 19. Thuhet se të dyshuarit janë kryesisht të rinj nga mosha 16 vjeçare deri në 25 vjeçare. Të gjithë që kanë lindur në Austri kanë prejardhje nga vend tjera. Disa janë të lindur në  Bangladesh dhe Kosovê.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Lulzim Pllana dhe  Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo i shprehën indinjatën e tyre  për rastin  dhe mbështetje organeve austriake në luftën e tyre kundër terroristëve. Ata gjithashtu u shprehen  ngushëllime familjeve të viktimave nga ky sulm i pa parë terrorist.

Përndryshe, komunitetin shqiptar në Austri e përbëjnë mërgimtarë nga të gjitha territoret etnike shqiptare të besimeve islame, katolike, ortodokse, bektashiane, ateistë etj. i integruar shumë mirë në Austri. Ky komunitet ndihet i prekur nga ky sulm barbar ndaj një shteti demokratik i cili ofroi dhe ofron strehimin e refugjatëve nga shumë kombe, mes tyre shqiptarët si komuniteti i katër në numër prej rreth 80 mijë banorë.
Të gjithë mërgimtarët shqiptarë u trishtuan me lajmin se mes tyre kishte terrorist të lindur në trevat shqiptarë dhe që mbanin emër shqiptar. Ata me hidhërim i dënojnë aktet e tyre terroriste antinjerëzore e barbare.
Austria ishte dhe mbeti miku më i mirë i kombit shqiptar në kontinent, një vend strategjik në mes të Europës me Vjenën kryeqytet ku u strehuan, studiuan e vepruan me qindra figura madhore të kombit shqiptarë pa veprën e tyre nuk do ishte Shqipëria sot e as kombi shqiptar i lirë.
Telegramet e shumta nga shoqatat shqiptare, klubet, shkrimtarë, afaristë shprehin mbështetjen e fuqishme dhe solidarizim me organet vendore në këto çaste të rënda.