Sipas librit të Qamil Bytyçit: “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, në kaptinën II – 1a – SHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE, thuhet se: Stambolli ishte qendra më e rëndësishme e lëvizjes shqiptare, pasi aty shumë intelektualë shqiptarë botonin revista dhe kanë punuar për alfabetin shqip.- Shkrimtarët, poetët, arkitektët dhe gazetarët shqiptarë gjendeshin gjithashtu në Stamboll.
Shkruan: Qamil Bytyçi, Stamboll
Me bashkimin e tokave shqiptare me Osmanët shqiptarët erdhën në nivelet më të larta të shtetit. E në anën tjetër
për shkak të shoqërimit të tyre me shpërngulje në tokat Osmane, shqiptarët u shpërndanë edhe jashtë territorit të Turqisë së sotme dhe Evropës në të gjithë tokat e Perandorisë Osmane. – Më poshtë vendet Arabe ku shqiptarët emigruan atëherë dhe jetojnë edhe sot:
- Siria
- Libani
- Palestina
- Iraku
- Jemeni
- Egjipti
- Sudani
- Libia
- Algjeria
- Arabia Saudite
- Irani, etj.
Në librin e botuar në vitin 1990 në Prishtinë «Shqiptarët në botën arabe» e botuar nga Dr. Muhammed Mufaku ai shpjegon me hollësi për shqiptarët që që shkuan me detyre në vendet arabe. Në këto vende nuk kishte shpëngulje në kuptimin që ne e kuptojmë. Në këto vende kanë shkuar kryesisht si guvernatorë, oficerë, zyrtarë, etj. Ata u larguan si zyrtarë të qeverisë dhe me kalimin e kohës u vendosën dhe qëndruan atje. Sigurisht se kishte edhe nga ata që shkuan për arsye të tjera. Por numri i tyre është pothuajse shumë i pakët.
Por, ky libër nuk përfshin shqiptarët në Iran për shkak se nuk është një vend arab. Por, sigurisht ka që kanë shkuar edhe në Iran sikurse në vendet Arabe. Sepse edhe një pjesë e Iranit kohë pas kohe ishte nën sundimin Osman.
II – 1b – Shqiptarët në Perandorinë Osmane (në trojet e Turqisë së sotme)
Në pjesën e mëparshëm ne shpjeguam se shqiptarët u shpërndanë në të gjitha tokat Osmane në Evropë, Azi dhe në Afrikë.
Në këtë pjesë do të flasim për shqiptarët në trojet e Turqisë së sotme gjatë Perandorisë Osmane,
Sikurse ka shërngulje nga qytete të tjera drejt kryeqyteteve edhe nga qytetet tjera të Perandorisë Osmane ka pasur shpërngulje në Stamboll
Stambolli ishte edhe kryeqyteti i Perandorisë Osmane edhe më i rëndësishmi nga aspekti politik, ekonomik, kulturor, etj. Edhe shqiptarët ishin të përqendruar këtu.
Perandoria Osmane vendoste kombe të ndryshme në vendet që aneksonte në tokën e saj. Kur Stambolli iu bashkua tokave Osmane në vitin 1453 shqiptarët ishin ndër të parët që u vendosën së bashku me kombet e tjera. Këtë do ta shihni në shembullin më poshtë.
Pra, në çfarë detyrash gjendeshin shqiptarët në Stamboll?
Së pari, kishte shqiptarë që punonin në nivele më të larta të shtetit si sadriazem, vezirë, pashallarë, guvernatorë, gjykatës, këshilltarë dhe shumë shqiptarë që punonin në nivele të ndryshme shtetërore si ushtarake, arsimore, nëpunës civilë, kulturë, në fusha të ndryshme te zejtarisë dhe të tregtisë.
Ne më poshtë do të flasim për disa prej tyre.
Stambolli ishte gjithashtu qendra më e rëndësishme e lëvizjes shqiptare. Atje, shumë intelektualë shqiptarë botonin revista dhe kanë punuar për alfabetin shqip. Shkrimtarët, poetët, arkitektët dhe gazetarët shqiptarë gjendeshin gjithashtu në Stamboll.
Më të famshmi nder ta që këshilluan sulltanët ishte Koçi Beu. Koçi Beu ishte këshilltar i Muratit të IV. dhe ai ishte i famshëm për traktatet e tij që i shkruajti sulltanit se çfarë duhet bërë që shteti të ishte i suksesshëm. Njihet si Montesquieu i Lindjes.
Për shkak se Patriarkana Ortodokse Fanarit ishte në Stamboll krahas shqiptarëve myslimanë në Stamboll kishte edhe shqiptarë ortodoksë. Madje kishte edhe guvernator katolik shqiptar. Vaso Pasha Shkodrani ishte guvernatori i Libanit. Gjithashtu në parlament në Stamboll kishte edhe një numër të madh të deputetëve shqiptarë.
Mund të themi se themelet e para të Alfabetit Shqip u hodhën në Stamboll.