Spixana arbëreshe, impresionon me monumente e kostumet tradicionale     

Në vazhdën vizitave vendbanimeve arbëreshe në Italinë e Jugut, kësaj të hëne ju njohim me qytezën prej mbi 7 mijë banorësh, Spixana ( it. Spezzano Albanese) në provincën e Cosenza në Kalabria, një nga vendbanimet më një histori të lashtë e që shquhet sidomos me veshjen tradicionale gala, e quajtur “llambadhor”, që është pjesë e trashëgimisë kulturore të Spixanos dhe një nga simbolet më përfaqësuese të identitetit etnik dhe kulturor të femrës arbëreshe, përcjell brezi pas brez, nga nëna tek e bija.

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Qytezën Spixana, që shtrihet në një kodër në rreth 320 metra mbi nivelin e detit, që ndodhet midis lumenjve Esaro dhe Crati, pata rastin ta vizitoj më 21 Prill 2019 i shoqëruar nga Sherif Dakaj, kryetar i ansamblit “Rinia” në Spreitenbach të Zvicrës. Për rreth qytezës pamë se si shtrihen fushat pjellore të mbjella me ullinj, çka i japin ambientit një pejzash të mrekullueshëm, aq më parë që brenda ullishtave janë ruajtur edhe monumentet e vjetra historike. Ndërsa që nga këtu mund të admiroheni edhe nga vet Pollino, që aktualisht është një park kombëtar, si dhe rrafshnaltën e gjerë të Sibari me pamje nga deti Jon.

Spixana (Spezano Albanese), po ashtu shquhet me një bust bronzi të Skënderbeut që siç mësojmë ishte dhuratë e shoqatës shqiptare “Pal Engjëlli”, e që krenarisht stolis një nga parqet kryesore të qytezës, ku nuk mund të kalosh e të mos bësh një- foto kujtim. Një objekt i veçantë kulturo- religjioz është edhe faltorja e Shën Mërisë, një bazilikë e shek. XVII e stilit barok, si dhe një shtatore prej druri e Zonjës, së bashku me afreske që zbukurojnë tavanin, e që sjellin një atmosferë krejt të ndryshme nga ajo e kishave të ritit bizantin.

Paraprakisht ti kthehemi të kaluarës rreth migrimit të shqiptarëve të parë në këtë zonë e që sipas të dhënave, mësojmë se rreth gjysmës së parë të vitit 1400 filluan të ndodhin migrimet e para të shqiptarëve, të cilët të rraskapitur nga tirania e turqve dhe disa nga mikpritja që iu ofrua nga Aragonese, arritën në Itali.

Udhëheqësi ushtarak, politik dhe shpirtëror për shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Giorgio Castriota Skanderbeg), që më vonë u bë edhe simboli i shkëlqyeshëm i shqiptarëve të Italisë, ishte dhe mbeti në vetëdijen e gjithë brezave si frymëzues për ruajtjen e qenjes dhe traditës shqiptare.

Pas vdekjes së tij (1468) dhe rënies përfundimtare të Shqipërisë nën zgjedhën e turqve, filloi eksodi i atyre shqiptarëve që nuk donin të mbeteshin i nënshtruar nën sundimin otoman dhe me përdorimin e anijeve dhe anijeve të ngjeshura filluan të zbarkonin në Italinë e Jugut. Pas peripecive të ndryshme dhe me ndihmën e shtëpisë së Aragonit, refugjatët u vendosën në provincat jugore të Italisë duke braktisur çdo instinkt lufte dhe duke iu përkushtuar asaj që ishte atëherë mënyra e vetme për të garantuar një jetesë të sigurt, kultivimin e fushave.

Nëse i kthehemi një periudhe të më vonshme mësojmë se në këtë lokaliteti të madh arbëresh në periudhën 1860/1878, nder ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Spezzanos është kalimi i Garibaldi nëpër këtë vend gjatë fushatës fitimtare ushtarake të kryer kundër Bourbons që përfundoi me pushtimin e Napolit. Ky episod sanksionoi fundin e Bourbons dhe preludin e bashkimit të Italisë. Nga 1860 deri në 1878 Spezzano kaloi nëpër një periudhë mirëqenieje të konsiderueshme dhe, meqenëse linja hekurudhore nuk ishte hapur akoma, rruga që përshkonte qytetin ishte një pikë kalimi për të gjithë ata që shkonin nga Cosenza në Castrovillari, duke shfrytëzuar qerret me kuaj dhe duke krijuar kështu mundësi për zhvillimin e Spixanos me hapjen e hoteleve, restoranteve dhe kafeneve të mira që ofronin pije freskuese për udhëtarët transit.

Më shumë Faqja Zyrtare e Bashkisë  www.comune.spezzano-albanese.cs.it