Sot tërheqet shorti për numrat e subjekteve politike

Sot do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit nga KQZ, ku 25 subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet nga ora 16:00.

Në mbledhjen e mbajtur dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që që numrat e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 e lartë.

Ndryshe, të gjitha partitë politike kanë bërë publike listën e kandidatëve, me të cilët do t’i hyjnë garës për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga 110 kandidatë, më shumë se 30 prej tyre, në secilën listë, janë gra.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja kaq informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave. /Telegrafi/