Sot nis Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

98

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, mbledhë në Prishtinë cdo vit, studiues të shumtë nga fusha të ndryshme, ku diskutohet mbi më të rejat që kanë të bëjnë pikërisht me gjuhën dhe kulturën tonë.

Këtë vit do të mbahet edicioni i 38-të me radhë, i cili do të nis sot. Pikërisht sot bëhen 45 vjetë qysh kur ky edicion mbahet rregullisht, duke shënuar kështu njërën nga ngjarjet më të rëndësishme albanologjike që ndodhë në vendin tonë.

Drejtori i këtij seminari Shkumbin Munishi, në një intervistë të dhënë për KosovaPress, ka bërë të ditur se interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe po rritet cdo ditë e më shumë.

Munishi ka thënë se kanë pasur mbi 130 kërkesa të të interesuarëve për tu bërë pjesë e seminarit, ndër të cilët kanë qenë kryesisht student të interesuar të mësojnë gjuhën shqipe. Ai gjithashtu ka thënë se diku rreth 70 punonjës të tjerë do të marrin pjesë në aktivitetin shkencor të seminarit.

“Do të organizohet një tryezë shkencore me rastin e 330 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit. Një tjetër tryezë shkencore për 200 vjetorin e lindjes të shkrimtarit arbëresh Anton Santorit. Do të shënohen përvjetorët e vdekjes së dy albanologëve të shquar, të profesorit amerikan Eric Hamp dhe të themeluesit të seminarit, prof. Idriz Ajetit”, ka thënë Munishi.

Ndryshe, temat e sivjetme që do të trajtohen në këtë edicion të seminarit janë: struktura e shqipes aktuale, si ëndërrohet në letërsinë shqipe, rrjetet sociale, politika dhe etika.

Burimi: Telegrafi