Pikërisht 122 vjet më parë, më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare, në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, por edhe të Manastirit e Janinës, ndaj edhe kur vizitojmë Pejën, kujtesa na lidh me këtë ngjarje dhe kryetarin e saj Haxhi Zekën, këtë figurë të shquar të së kaluarës sonë heroike
Nga Rexhep Rifati, me foto autoriale
Sa herë që shkojmë në Pejë sikur na tërheq figura e Haxhi Zekës që ka lënë gjurme në historinë tonë përmes rezistencës aktive kundrejt okupuesit otoman, ndaj edhe pos që dom të kemi një foto pranë bustit të tij, zakonisht vizatojmë o kullën apo mullirin e tij, të kthyer në një muze etnografik, ku gjejmë edhe një sofër bujare shqiptare, rreth së cilës kanë mund të jenë edhe krerët e dikurshëm të lëvizjes sonë kombëtare.
Gjatë shtegtimeve të mija tokave shqiptare, krahas disa fotove që i shkrepa shtatores së Haxhi Zekës vizitova në shoqërim të Jakup Rekës edhe Mullirin e Haxhi Zekës, që në një mënyrë paraqet edhe ne muze në vete etnografik të kësaj figure madhore të shqiptarisë. Gjatë një vizite na shoqëroi edhe miku e poeti, Agim Desku.
Por ti kthehemi vet Kuvendit të Pejës, që sot shënon 122 vjetorin e mbajtjes me emërtimin Lidhja e Pejës “Besa–Besë”. Më konkretisht sipas të dhënave të shtypit: Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.
Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit, bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899. Gjatë kësaj kohe u mbajtën mbledhje të gjëra të përfaqësuesve të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si në Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Vushtrri, Drenicë e në qendra të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për të formuar lidhjen.
Këto mbledhje të njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, Manastirit e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë. Aty morën pjesë rreth 500 përfaqësues nga shumë vise shqiptare. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare.
Në maj 1899 përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në Prizren u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.