SOLIN – VENDLINDJA E MBRETIT ILIR DIOKLECIAN-I

Është qytet antik i cili gjendet në Dalmacinë Ilirike, shënimet na japin të dhëna se qyteti daton nga shekulli i 4 para Krishtit. Emërtimi i tij në gjuhën latine është SALONA, kurse sipas shpjegimeve të historianëve dhe arkeologëve gjerman, të gjitha fjalët të cilat marrin prapashtesën -ona janë fjalë të cilat kanë prejardhje nga gjuha Iliro-shqipe. Qyteti Salona gjendet afër Split-it Dalmaci, ky qytet ka afërsisht 24.000 banorë. Mes për mes qytetit kalon lumi Jadro. Ky qytet në antikitet ka qenë skelë shumë e rëndësishme detare. Është qytet me të kaluar të begatë historiko-kulturore. Në qytetin Salona ka lindur mbreti Iliro-Dalmat Diokleciani, ai ka lindur në shekullin e tretë, në mes viteve 236 deri në vitin 245 dhe ka vdekur në vitin 312 në Split, emëri latin i këtij qyteti ka qenë SPALATO. Kurse sot gjendet në Split Pallati dhe Sheshi me emërin Dioklecian-i. Emëri i vërtetë i tij ishte Gaius Aurelius Valerius Diocletianus. Ishte mbret i cili dominoi dhe udhëheqi mes viteve 284 deri 305 dhe për këtë periudhë ai bëri reforma të konsiderueshme në drejtësi.

AUTORI: RRAP LIU