Në një intervistë për BTA, shkrimtari dhe përkthyesi kosovar Sokol Demaku flet për punën e tij me gjuhën dhe letërsinë bullgare. Me bazë në Suedi, Demaku përkthen poetë bullgarë dhe harton antologji, të cilat i boton në Suedi. Së fundmi ai ishte në Sofje me shkrimtarët shqiptarë Hamit Gurguri dhe Bakhtir Latifi me ftesë të Unionit të Shkrimtarëve Bullgarë.
Për BTA, Demaku shpjegon se e di bullgarishten sepse nga viti 1992 deri në vitin 1996 ka punuar në një fabrikë shishe qelqi në Sofje dhe në Plovdiv (Bullgaria Jugore Qendrore). Ai ka rreth 20 deri në 22 vjet që jeton në Suedi.
Duke shpjeguar origjinën e lidhjes së tij me letërsinë bullgare, Demaku thotë se tash e 12 vjet po boton një antologji poetike për një festival të poezisë në Suedi, ku marrin pjesë poetë dhe shkrimtarë nga e gjithë bota. Autorja e parë bullgare në antologji ishte Slavka Marinovska nga Plovdivi, të cilën e zbuloi në internet së bashku me shkrimtarë të tjerë bullgarë rreth katër vjet më parë. Antologjia e fundit përmban shtatë autorë bullgarë, vë në dukje Demaku. Nga 190 autorë në 12 gjuhë në antologji, e treta më e zakonshme është gjuha bullgare, menjëherë pas shqipes dhe suedishtes. Në shtator do të shpallet konkursi për festivalin e ardhshëm të poezisë dhe mund të aplikojë çdo shkrimtar, thotë Demaku.
I pyetur nëse bullgarishtja është një gjuhë e bukur, ai thotë se nuk ka gjuhë jo të bukura. “Aktualisht jam duke përkthyer një antologji në gjuhën shqipe, suedeze, maqedonase dhe bullgare. Për mua gjuha bullgare është shumë e bukur. Para pesë-gjashtë vitesh punova si mësues në një shkollë fillore në Suedi dhe aty kisha një nxënës nga Bullgaria që nuk dinte asnjë punë në suedisht. Për këtë arsye kam shfrytëzuar çdo mundësi për të biseduar me të në bullgarisht dhe kjo ka qenë shumë e këndshme për mua”, thotë Demaku për BTA.
Sipas tij, letërsia bullgare shkon përtej kombëtares dhe mund të kuptohet nga të huajt. Ai jep si shembull veprat e Ivan Vazovit. “Po përkthej edhe poezinë time në bullgarisht. Fillova të përkthej nga bullgarishtja dhe besoj se përkthimet e mia i kupton një rumun, shqiptar, suedez e kështu me radhë”, thotë Demaku.
Demaku është poet, shkrimtar, përkthyes, mësues, publicist, botues dhe gazetar. Ai lëshon revistën kulturore Dituria në Boras, Suedi, ku është i përfshirë edhe në radiostacionin lokal në shqip, Radio Dituria dhe TV Dituria. Ai përkthen letërsinë suedeze në shqip dhe letërsinë shqipe në gjuhët suedeze dhe ballkanike. Përkthimi i tij më i njohur është “Fakulteti i Ëndrrave” të Sara Stridsberg nga suedishtja në shqip.
Në vitin 2021, ai fitoi çmimin West Culture Prize për letërsinë në Goteborg. //(përkthyer nga anglishja në shqip)-Prointegra.ch///.BTA-Bulgarian New Agency//.