Sofrat muzeale, dhunti e bujarisë dhe mikpritjes shqiptare

Këtë fillim javë, si çdo të hëne artefakte nga muzetë dhe kullat shqiptare: fotot e 15 sofrave nga trojet e ndryshme arbërore, që kapa me foto objektiv e që nuk janë vetëm si një orendi e thjesht shtëpiake, por shumë e shumë më tepër, sidomos për nga rëndësia etnografike e historike në raport me tavolinat moderne të vendeve evropiane.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Gjatë shtegtimeve të mija nëpër trojet shqiptare, një kaptinë të veçantë në librin “Shtegtimet e një gazetari”, gjatë vizitës nëpër kullat dhe muzetë në trojet tona dhe në mesin e arbëreshëve, i kushtova sofrave, magjeve, odave dhe veshjeve tona ndër vite, një begati e vlerë kjo e rrallë etnografike. I ndava fotot e këtyre objekteve me qëllim, sepse ato na bashkojnë shpirtërisht si vlerë e trashëguar nga kohërat, nga të parët tanë.

Kësaj radhe fotot e 15 sofrave shqiptare, që kapa me foto objektiv e që nuk janë vetëm një orendi shtëpiake, por edhe shumë e shumë se kjo, diç më tepër se tavolinat moderne në vende të ndryshme.

Sofra për ne shqiptarët sidomos në të kaluarën ishte diçka e veçantë: simbolizonte bujarinë, mikpritjen dhe dashurinë për mikun, prandaj edhe ka domethënien e vet motoja: “Sofra mikut e pushka armikut!” Tradita sofrës u bartë nga trojet etnike edhe në mërgatë, si “Sofra dardane” e iniciuar nga Presidenti Rugova, pastaj “Sofra e studentore” e organizuar për çdo fundviti akademik nga studentët shqiptar në Cyrih të Zvicrës e të tjera.

Ja edhe 15 sofra nga një trevë në tjetrën, si i pashë nëpër muze e kulla shqiptare:

  • Kulla e Mic Sokolit, Bujan
  • Has
  • Isniq, Deçan,
  • Berat
  • Ferizaj
  • Krujë
  • Prishtinë
  • Shkodër
  • Gjirokastër
  • Plavë
  • Pejë
  • Klinë
  • Elbasan
  • Tuz
  • Zym