(Fjala e intelektualit dhe veprimtarit ardhetar Dr. Xhevat Hasani me rastin e tubimit përkujtimor për Skender Ibishin në Schaffhausen të Zvicrës, me datën 3 nëntor 2018)
Të nderuar të paranishëm,
Edhe pse me Skënder Ibishin nuk kanë qenë shokë i ngushtë dhe nuk kam kaluar me të ndonjë vit burg në burgjet ish-Jugosllavisë, megjithatë me rastin e këtij përkujtimi kushtuar atij, edhe unë dua t`i them dy fjalë.
Që në fillim dua të cekë se kam njohur e takuar njerëz të ndershëm, të sinqert e të pa hile, por të ndershëm, të sinqert e të pa hile si Skënder Ibishin, kam parë e takuar pak. Duke jetuar në të njejtin qytet të Shafhauzenit, me Skënderin herë pasë here jemi parë në qytet, dhe mbase edhe e kemi pirë ndonjë kafe duke biseduar si vëllai me vëlla.
Sa herë e kam parë Skëndrin, fytyra e tij ka rrezatur njerëzi, besnikëri, zemërgjerësi, përkushtin kombëtar dhe atdhedashuri. Modestia e Skënderit duke mos e venë asnjëherë vetën në paln të parë, ka qenë një viryt të cilit ai i ka qëndruar besnik deri në fund të jetës së tij. Ai në krye të gjithçkaje e kishte Kosovën dhe çlirimin e saj, kurse në fund të gjithçkaje e kishte vetën e tij. Siç dihet, në fillim të viteve të 80-ta, Skënderi ishte dipomuar në Akademin Ushtarake në Beograd, duke u bërë oficer i lartë. Por, pikërisht në ato vite, ai për shkak të angazhimit të tij në kuadër të Lëvizjes Ilegale të Kosovës (LIK), u dënua nga gjykata ushtarake jugosllave me 12 vite burg.
Kudo e nga kushdo që hapej një portë e re për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Skënderi ka marrë angazhime për ta dhënë kontributin e tij. Kështu edhe gjatë luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Skënderi bashkë me Murat Bytyqin, Nysret Hajdarin, Osman Osmanin, Musli Kosumin, Faton Topallin e të tjerë, u angazhua në tubime me mërgimtarët shqiptarë, për sqarimin e tyre lidhur me luftën e drejt të UÇK-së dhe për fuqizimin e fondit „Vendlindja Thërret“.
Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia në qershorin e vitit 1999, Skënderi bashkë me të shoqen dhe fëmijët u kthyen për të jetuar në Kosovën e tyre tani më të lirë. Por, sëmundja e rëndë dhe e pashërueshme, Skënderit ia preu jetën para kohe. Vdekja e tij para një viti, edhe mua si shumë të tjerë më ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllim: një shqiptar, një veprimtar, një njeri i nderhëm dhe besnik më pak në mesin tonë. Vdekja e Skënderit nuk ishte një humbje vetëm për familjen e tij – shoqën dhe fëmijët, – por ishte një humbje më e madhe se kaq- një humbje për kombin shqiptar.
Këtu, në mesin e të paranishmëve po e shoh shumë të pikëlluar vajzen e madhe të Skënderit, Marigonën. I them Marigonës që dhimbjen dhe pikëllimin për humbjn e babait t`i kthej në forcë, sepse është më e madhja nga motra e vëllai i saj, të cilët ia kanë nevojën. I them Marigonës se vetëm me sjellje të mira, me punë, mësim, lexim e edukim, do ta nderoj babain e saj shumë më tepër se sa me pikëllim, mërzitje e trishtim.
Popullit/kombit tonë të gjitha fatkeqësitë i kanë ardhur nga fqinëjt, nga fqinjëzinjtë tan. Më tregoni cili nga këta fqinjëzinjë nuk i preu e nuk i masakroi shqiptarët? Të gjihë i pren e maskaruan shqiptarët: në veriperëndim malazeztë, në verilindje serbët, në juglindje bullgaro-maqedonët, në jug grekët, dhe në perëndim e përtej detit edhe italianët. Të gjithë e dim luftën e Vlorës të vitit 1920 për dëbimin e forcave italaine nga Vlora. Dhe më tregoni se cilin nga popujt që përmenda e kanë prerë e maskruar shqiptarët? Asnjërin. Prandaj e meritojnë që t`i quajm fqinjëzinjë e këmishzinjë. Të tillë kanë qenë e të tillë kanë mbetur, sidomos serbët dhe grekët.
Por, fqinjët tonë edhe pse na shkaktuan dhimbje e humbje të mëdha njrëzore e tokësore, nuk arritën të na çfarosnin nga faqja e dheut, fal luftëtarëve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të devotshëm si Skënder Ibishi e mijëra të tjerë. Dhe më në fund, edhe pse me probleme të natyrave të ndryshme, ne, e kemi shtetin e Kosovës, të realizuar me sakrifica të mëdha.
Më vjen mirë që jemi mësuar që t`i përkujtojmë dëshmorët dhe veprimtarët e devotshëm, siç ka qenë Skënder Ibishi e të tjerë, ashtu me respekt e me qytetari, siç po bëjm edhe sonte në këtë këtë përkujtim për Skënderin. Ky përkujtim i dinjitetshëm flet se kush ka qenë Skënderi, kush janë shokët e tij, dhe kush jemi ne të gjithë.
Mjaft na kanë urryer e na urrejn të tjerët- fqinjët- prandaj ka ardhur koha që kësaj urrejtje, mos t`ia shtojmë edhe urrejtjen tonë ndaj njëri-tjetrit. Ka ardhur koha për pak më shumë dashuri, respekt e dhimbje për njëri-tjetrin, për pak më shumë tolerancë e marrëveshje qytetëruese në mesë nesh, jo për interesat e njërit apo të tjetrit, por për interesat e popullit/kombit tonë shqiptar.
Duke kërkuar ndjesë për ndonjë fjalë pa të vend këtu po e përfundoj fjalën time me rastin e përkujtimit të shokut e të mikut tonë të shtrenjtë Skënder Ibishit.
Skënder Ibishi u kujtoftë ndër breza për sa të jetë jeta!
Xhevat Hasani, Schaffhausen, 3 nëntor 2018
Me respekt
Xhevat Hasani