Skënderbeu me 2 mars 1444 krijoi ushtrinë e parë kombëtare shqiptare

Në kujtim të 581 vjetorit të Besëlidhjes shqiptare

 Nga: Hysen S.Dizdari, Tiranë 3 mars

Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte jo vetëm udhehëqes i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pamvarsi kombëtar në shekullin e XV,por ishte Gjeneral e Strategi më i madhi ushtarak i kohës tij sepse ai e kishte studjuar artin ushtarak të kohës, gjatë viteve të marrjes peng në prendorinë otomane ,ku arriti të përfundoi ,shkollat më mira ushtarake të Prendorisë Osmane.

Një nga aftësitë e tij të rralla ishte mësimi dhe zotërimi i 6 gjuhëve të hueja përveç, gjuhës shqipe.

Ja sa bukur e pershkrua libri: “Jetëshkrim i Njerzve të Ҫquar” – “Les Hommes Celebres” përkthyer nga Perto Qirias, botuar në Konstancë ,1921, në faqen 108:

 “Skënderbeu u strëvit bukur në hipjen e kuajve dhe më mirë në përdorimin e shpatës, mësimët ë gjeografisë, të matematikës dhe të historisë u bënë për të ushqimi mendorë i përditshëm. dhe me ndihmen e këtyre ariu në shkallën aq të naltë në shkencën e luftës, që kudo gjendeshe as që nuk u mundet që të mejtonte (mendonte) kurrë humbjen.Vetë përsoni i tij ishte fitimi i luftës.midis mësimeve të tjera dhe ai i gjuhës merrte një shkallë tepër të nalt dhe me ndihmën e këtyre ariunn në shkallën aq të naltë në shkencën e luftës, që kudo gjendeshe as që nuk u mundet që të mejtonte (mendonte) kurrë humbjen.vetë përsoni i tij ishte fitimi i luftës midis mësimeve të tjera dhe ai i gjuhës merrte një shkallë tepër të naltë.

Heroi shqiptar fliste bukur pos gjuhës amtare edhe 6 gjuhë të huaja.

Oratoria (bukur-folja) ishte mjeti më i fortë për të zbutur dhe për të ndezur zemren e gjithë kujt. Nuk ishte vetem oratoria(bukur-folja) me të cilën Skënderbeu ndizte zemren e gjithëkujt, vertyte të nalta të tij , nderi, zemra e butë e gjerë, urësia, mëshira, shpirt madhësia, dashuria si dhe goja e embël, altruizmi hidhnin cilindo në dashurinë e tij…”

Një nga aftësitë e tij si Gjeneral e strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, ne Kuvendin e Lezhës me 2 Mars 1444.

Tiparet kryesore të artit ushtarak të  Skënderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të  pa parë, në luftërat e principatave feudale Evropiane të shekullit X-XIV.

Skënderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e studioi, përpunoi dhe përshtati ,artin ushtarak të kohës tij, për kushtet e konkrete të Shqipërisë . Gjenjaliteti i tij qëndron se Gjergj Kastrioti Skënderbeu krijojë ,artin e tij  ushtarak për ushtrinë  shqiptare.

Arti ushtarak i Skënderbeut solli risi të reja në kalorsinë shqiptare.Ai hoqi  dorë nga kalorësia feudale Evropiane e karrocier e ngadaltë dhe e pa manovrueshme e kohës tij  dhe krijoje një kalorësi të re, të ushtrisë shqiptare, të armatosur lehtë ,e shpejtë dhe të manovrueshme duke vepruar si në mbrojtje dhe në sulem.

Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë Skënderbeut, rridhnin nga familjet  e mëdha feudale shqiptare si më poshtë :

Familja e Aranitve,Familja Muzakajve, Familja e Dukagjinve,Familja e Topiajve, Familja e Balshajve,Familja e Spanve  e tjerë.

Skënderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës, taktikën dhe strategjinë e ushrisë otomane  ndërtoi një  Art ushtarak të ri , dhe krijojë një ushtri të përbër nga bijët e populli shqiptare, të cilët luftonin për një çeshtje të drejtë, për të mbrojtur Trojet Arbnore dhe shtëpite veta nga pushtuesit e huaj.

Përbërja dhe struktura e ushtrisë së Skënderbeut 

1-Ushtria e Skëndërbeut përbehej nga kambësoria e cila kishte në përbërje  rreth 6500-7500 ushtar të cilët i kishte stërvitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka djali i motrës Skënderbeut,komandant i zoti dhe me provoje të gjatë në luftarake, ai ishte trim, guximtar, i pamposhtur dhe besnik i Skë

nderbeut.

2-Kalorsia e lehte e cila përbehej nga 8000 kalorës,të cilët ishin stërvitur dhe komandohej nga djali i vellait të Skendërbeut Hamza Kastrioti ,i cili kishte provojë të madhe luftarake ,gjatë qendrimit në ushtrine Osmane,ai kishte drejtuar dhe marre pjesë në shume beteja luftarake.

3.Gjenerali Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotët në organizimin dhe drejtimin e ushtrisë Skënderbeut.

Ai kishte provojë të madhe  luftarake në  zbulimin e forcave të armikut, në organizimin e pritave ,dhe goditjet e befasishme të armikut.

Ai organizoj dhe stërviti kalorsin e shpejtë të ushtisë Skënderbeut,sepse  kishte provoje të gjatë luftakrake se kishte sherbyer disa kohe si komandat në ushtrinë e aleatit të Skënderbeut , me Mbretin e Napolit Alfonsit V.

Skënderbeu në krijimin e kalorsis lehtë,kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuaje të  racave më të mira të kohës të  cilët i kishte stërvitur, për të  përballuar ngarkesa fizike dhe për të kryer monovra dhe levizje të  shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorsia e Ushtrisë Skënderbeut ,ishte e stervitur mirë në perdorim me mjeshtëri të monovren të goditjet befasishme dhe terhëqjes kur  raporti I farcave ishte i madh sipas situatës konkrete të betejës.

4.Skenderbeu nuk ishte vetëm gjenerali, por edhe Komandant i PërgjithëshëmI Ushtrisë Shqiptare, por ai drejtonte ushtrinë dhe merrte pjesë vete në beteja luftarake.

Skënderbeu komandonte vetë një pjesë të ushtrisë tij  e cila përbehej nga një pjesë e zgjedhur e kalorsisë dhe këmbësorise të cilit ishin të  përgatitur dhe stërvitur mirë për beteja sulmi të befasishme në pikat më të dobta të armikut.

Kjo pjesë ushtrise qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të  sigurta ,duke shfrytëzuar mirë terrenin, këto forca futeshin në luftim në moment vendimtare të betejës, duke përdorur, befasinë, monovrën ,guximin ,trimërinë dhe shpirtin luftarak  të ushtrisë shqiptare.

Tek Arti Ushtarak i Skënderbeut, tek  taktika dhe strategji e re në organizimin e betejave  qëndronë pikërisht sekreti  i fitoreve të një ushtrie shqiptare me 10.000 mijë deri 12 mijë ushtarë  mbi ushtrinë e një Prendorisë Osmane me një ushtri 100.000 deri 150.000 ushtarë ,më raport 10-15 herë më të madhe në numer .

Por të  arritur këto fitore Skenderbeu e stërviti dhe  pajisi ushtrin me armët më  të  mira të kohës,si shpata e mburojat e lehta, heshta ,harqet , topuza, shigjetat, flakadanë dhe me artilerinë e kohës tij.

Armët përsonale të Skënderbeut janë shumë të famshme dhe sot ato gjenden në  një nga muzete e Vjenes.

Poeti Kombetar i Shqipërisë, Naim Frasheri, kur vizitoj këtë  muze shkroi disa vargje kushtuar armve të  Skënderbeut.

Mësuesja dhe atëdhetarja e pa lodhur e shkollës  të  parë të  vashave shqiptare Sevasti Qirjazi në  një  shkrim,në  vitin 1925 thekson:

“Vjershat e Naimit e zgjuan Kombin Shqiptare nga gjumi i rendë  që  e kishte pushtuar dhe i dhanë  fuqi e guxim të  fillojë  luftën kundër tiranisë.”

Përshëndetje me një pjesë nga poema Historia e Skënderbeut nga Naim Frashëri :  

Zjente bota, tundej dheu,

u ngrit gjithë Shqipërija,

duke thën’ erth Skender-beu,

erdhi vetë Perëndia. …

Mbret i gjithë Shqipërisë

sot të jetë Skender-beu,

Erdhi ng’ an’ e Perëndisë,

të shpëtonjë mëmëdheu;….

Këndo, këndo Skënder-benë,

që s’ka pasur shok në jetë,

që lartësoj Mëmëdhenë,

kordhëtari trim me fletë! ….

Lum oj Shqipëri o lule!

që pate trim të vërtetë,

kurrë në turp nuk ungule,

të la nder të madh për jetë.

Nga Historia e Skënderbeut, Naim Frashëri, kreu VI, 1898.