Situata në Veri, e qetë

Pas aksionit të djeshëm që njësia speciale e Policisë së Kosovës ROSU ndërmorri në komunat veriore të Kosovës, sot situate atje duket të jetë e qetë. Dje gjatë ditës, duket se edhe qytetarët kanë qenë të shqetësuar, ndërsa ka pasur nga ata të komunitetit serb që kanë treguar revolt ndaj qeverisë së Serbisë, që poi a bëjnë të pamundur të jetojnë të qetë në Republikën e Kosovës. Disa nga ta madje fajësuan presidentin serb Vuciq, duke thënë se po I shfrytëzon serbët e Kosovës, por se ata duan të jetojnë në Kosovë dhe duan të jenë të qetë.

Ndërsa, një pjesë tjetër që ka menduar ndryshe e madje edhe ka kundërshtuar policinë e Kosovës, duke përdorur dhunë ndaj tyre, kanë bërë të ditur se do të mbajnë një portestë në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Gjatë aksionit të djeshëm, është bërë e ditur se janë arrestuar disa persona të dyshuar për krim të organizuar, të cilët janë dërguar në Prishtinë dhe po qëndrojnë në mbajtje. Ndërkohë që janë plagosur 5 policë kosovar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Reagime të shumta pati lidhur me operacionet, por që gjithcka përfundoi pa ndodnjë eskalim të situatës.