Sipas adenes, serbët pakicë edhe në Serbi

Shqiptarët shumicë në Serbi. Shqiptarët e besimit ortodoks dhe shqiptarët e besimit katolik, e përbëjnë 35%, të popullatës në Serbi. Shqiptarët e besimit mysliman 5% në Serbi. Gjithsejtë 40% shqiptarë me prejardhje ilire. Shqiptarët u serbizuan me dhunë nga serbët. Testet e adenes janë bërë pa dijen tonë, janë bërë në bashkëpunim me mjekët e familjeve, ne e kemi dhanë gjakun për ti bërë analizat shëndetësore, gjakun tonë shkencëtarët e kanë shfrytëzues, për ti bërë analizat e adenes. Shqiptarët e besimit mysliman, jetojnë në Luginën e Preshevës, në disa jetojnë në Pazarin e Ri, disa në brendësi të Serbisë.

Shkruan: Profesor Fahri Mahalla

Vllahet në Serbi janë mbi dy milion, e përbëjnë 20% të popullatës në Serbi, vllahet janë të serbizuar. Vllahet gjuhen e tyre e flasin vetëm në familje. Pakicat tjera në Serbi, janë hungarez, kroatët, rumunët, romë e të tjerë. Ky është realiteti aktual në shtetin e Serbisë.

Shqiptarët shumicë në Serbi, përbëjnë 40% të popullatës në Serbi. Shqiptarët kanë pas shtrirje deri në Nishi, shqiptarët e besimit katolik, jetojnë në afërsi të Beogradit. Shqiptarët dhe të tjerët serbet i serbizuan me dhunë. Ata shqiptarë që nuk pranuan të serbizohen, janë vra dhe janë masakrua, pa dallim moshe dhe pa dallim gjinie, disa shqiptar arritën me ikë, ata u vranë rrugës. Shumë pak shqiptar shpëtuan, ata që shpëtuan, u vendosen në Kosovës, në Shqipëri, në Maqedoni, shumë shkuan në Turqi.

Serbët kanë përvetësuar edhe disa prijës ilirë e dardanë!

Të gjithë ata që u serbizuan, me dhunë nga serbet, sidomos shqiptarët dhe vllahet edhe të tjerët, janë duke punuar për demokratizimin e Serbisë. Të gjithë duan të kthehen në rrënjët e veta stërgjyshore. Do ta krijojnë një Serbi multietnike, me shumicë shqiptare. Serbët kanë përvetësuar prijësit ilir dhe dardan, ne shqiptarët deri më tani kemi hesht. Kanë hesht gjithashtu edhe dy akademitë shqiptare.

Serbet e shqetësuar dhe të trishtuar, nga rezultatet e adenës. Shkencëtarët ju bënë analizat popullatës, që jetojnë në Ballkan, dhe atyre ballkanasve, kudo që ndodhen në botë. Rezultatet e adenës, i kanë nxjerr serbët pakicë në Serbi, në krahasim me shqiptarët. Kjo i ka trondit serbët.

Tani serbët e kanë përgatit strategjinë, serbët e kanë përgatit rrenën. Serbët tani kanë filluar me thanë, se ne serbet jemi me origjinë ilire, kjo është rrenë. Shqiptarët në Serbi të serbizuar me dhunë, ata janë me origjinë ilire. Serbët e kanë traditë, mundohen rrenën me bë realitet. Ne shqiptarët mos ta nënçmojmë, fillin e rrenës serbe.

Shqiptarët vriteshin nga serbët, që mos tua kalonin në numër

Serbët në të gjitha periudhat historike, i kanë vrarë shqiptarët me projekt. Shqiptarët i vritnin, që mos ta kalojnë numerikisht popullatën serbe në Ballkan. Shqiptarët do të jenë shumicë në Ballkan. Shqiptarët do ta mbajnë qetësinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Kosova tani ka nevojë për shqiptar të dijshëm dhe të guximshëm, që e kanë guximin me i thanë të bardhës e bardh dhe të zezës e zezë. Kosova po i fton shqiptarët e dijshëm, kudo që ndodhen, për ta dhënë kontributin e tyre, të gjitha subjektet politike, tani duhet të kyçen për ta dhanë kontributi tuaj. Vetëm të diturit mund ta qojnë përpara çështjen Kombëtare.

Jo sikur ata që nënshkruan marrëveshjen me Serbinë, për asociacionin e komunave me shumicë serbe, ata bënë një gabim trashanik, atë gabim nuk do ta bënin as filloristët. Pleqnarët e odave shqiptare, kurrë nuk do ta bënin një gabim të tillë, pleqnarët e odave shqiptare, do ta analizonin ma mirë atë projekt. Këta përfaqësues shtetëror të Kosovës, ma mirë me pas vendos gishtin, se sa nënshkrim në atë marrëveshje. Ky nënshkrimi Kosovës, ka mi sjell shumë problem, gjatë bisedimeve dhe ma vonë.

Të diturit e shqiptarisë po i thërret Kosova, për ta dhanë kontributin e tyre, para marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, tani nëse nuk veprohet me mençuri, serbët ma vonë gabimet tona kanë për ti shfrytëzuar kundër neve. Dituria e vonuar është barazi me zero. Kosova tani ka nevojë për të diturit shqiptar.

Veriu i Kosovës shquhet si për pasuri si për strategji

Veriu i Kosovës është pasuria e Kosovës, veriu i Kosovës është territor strategjik. Veriu i Kosovës lidhet me pazarin e Ri, me pjesën që është nën Serbi dhe me pjesën që është nën mal të Zi. Këto dy territore kanë kenë një territor, kanë kenë dhe janë të banuara me shumicë shqiptare, me prejardhje ILIRE. Këto territore janë territore strategjike, këto territore kufizohen me 5 pesë shtete, kufizohen me Kosovën, me Bosnjën, me Malin e Zi, me Shqipërinë, me Serbinë. Serbia e donë veriun e Kosovës për dy arsye. E para me i ndërpre lidhjen e Kosovës me këto dy territore, E dyta Serbia e donë pasurinë e veriut të Kosovës, Serbia nuk i donë serbët e Kosovës, serbët e Kosovë Serbia i ka përdor dhe do ti përdor për kusuritje. Serbët e Kosovës ti respektojnë ligjet e Kosovës, ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës, serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat, që si ka asnjë minoritet në botë.

Tani na duhet një Shqipëri dhe një Kosovë e fortë, në NATO dhe në unionin e shteteve Evropiane. Popullata e Luginës së Preshevës, është deklarua me referendum, për bashkim me Kosovën. Disa politikanë që propozojnë shkëmbim të territoreve me Serbinë, ata nuk e njohin Historinë as Gjeografinë, ata nuk shohin përtej hundës së tyre. Çfarë kuptimi ka mi i dhanë Serbisë tokë Kosove, për me marrë nga Serbia tokën e Kosovës.

Shqiptarët shtriheshin deri në Nish

Delegacioni i Kosovës, gjatë bisedimeve me delegacionin serb, ti ja kërkojnë Serbisë tokat e shqiptare, të okupuara nga Serbia deri në Nish. Shqiptarët ishin të shtrirë deri në Nish, kërkesa të jetë serioze, para bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ne shqiptarët heshtim, Serbia kurrë nuk do të ndalet, duke kërkuar tokë Kosove, serbët e kanë dëshmua se janë barbar, katër luftëra i kanë shkaktuar në ish republikat e X Jugosllavi. Në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë, serbët ndaj boshnjakëve të besimit mysliman bënë gjenocid. Ndaj shqiptarëve në Kosovës bërë gjenocid. Serbët i kanë shumë borxhe shqiptarëve. Me direktivat e serbeve, janë vrarë shqiptarët në ish republikat e X Jugosllavisë, serbët të akuzohen për gjenocid, që kanë bërë ndaj shqiptarëve në ish republikat e ish-Jugosllavisë, e në veçanti në Kosovë.

Një pyetje hipotetike aktuale, nga dy të këqijat, cilën me zgjedhë, i OKUPUAR, apo me nënshkrua okupimin. Nëse nuk e nënshkruajmë OKUPIMIN, të gjitha gjeneratat brez mbas brezit, do të punojmë dhe do të luftojnë, për t’u çlirua nga OKUPIMI. Nëse e nënshkruajmë OKUPIMIN, çdo gjë merr fund, do ta humbasim atë territor një herë e përgjithmonë. Kosova e ka shpall pavarësinë. Kosovën e kanë njohtë mbi 120 shtete të botës. Nuk është e rastësishme, që në flamurin e Kosovës është vendos harta e Kosovës, kjo është vula, s’ka ndarje, as shkëmbim të territoreve, Kosova do të mbetet në kufijtë aktual.

Referendumet e shqiptarëve u treguan të suksesshme

Zgjidhja e çështjes së shqiptarëve në ish X jugosllavi, ka qenë e programuar të zgjidhet në faza. Çështja e Kosovës në veçanti, ka qenë e planifikuar të zgjidhet, në tre faza, si pas krijuesve të rendit të ri botëror. Fazën e parë, udhëheqësit shqiptare në ish republikat e X Jugosllavi, në veçanti në Kosovë, udhëheqësit shqiptar fazën e parë e përfunduan me suksese. Në fazën e parë, shqiptarët aty ku jetonin i mbajtën REFERENDUMET. Shqiptarët e njoftuan BOTËN se ku jetojnë Shqiptarët. Kosova e mbajti referendumin, me referendum shpalli pavarësinë e Kosovës, shpalli Kosovën Republikë.

Shqiptarët në Maqedoni me referendum, e shpallën republikën e Iliridës, duke i përfshirë të gjitha vend banimet me shqiptar. Shqiptarët në serbi, me referendum u deklaruan, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Shqiptarët në Mal të Zi e mbajtën referendumin, u deklaruan se do të jenë, shtet formues në mal të Zi. Udhëheqësit shqiptarët të asaj kohe, fazën e parë e përfunduan me sukses.

Faza e dytë. Shqiptarët e Kosovës, e filluan luftën për tu çlirua nga okupatori serb. Populli shqiptar kudo që ndodhej ishte krah për krah me Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftën duhet me nisë vetë, sikurse shtëpinë secili e nis vetë në oborrin e tij, nëse ka vështirësi me përfundua shtëpinë, i vinë në ndihmë dashamirë dhe humanitarët.

Ne në Kosovë luftën e filluam vetë, për tu çlirua nga okupimi serb, pastaj na erdhën në ndihmë miqtë tanë, për të na ndihmua, për tu çlirua nga okupatori serb. Me ndihmën e Amerikës, me ndihmën e Shqipërisë, me ndihmën e shteteve demokratike të Evropës. Kosova u çlirua nga okupimi serb. Shqiptarët në Maqedoni, me luftë i fituan të drejtat e tyre. Shqiptarët arritën të bëhen shtet formues në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët në Serbi duhet ti kenë të drejtat, si që i kanë serbët në Kosovë. Shqiptarët në Mal të Zi, shtet formues, me votat e shqiptarëve Mali i Zi, u pavarësua nga Serbia. Faza e dytë, ende nuk ka përfundua, për me u realizua fazës e dytë me sukses, duhet të gjithë SHQIPTARËT e ditur, të kyçen, për ta dhënë kontributin e tyre.

Shqiptarët do të bashkohen brenda shteteve Evropiane

Faza e tret është përfundimtare. Shqiptarët do të bashkohen, në bashkësinë e shteteve Evropiane. Shqiptarët natyralisht janë të bashkuar. Shqiptarët i ndanë, për ti dobësuar, në raport me serbet dhe me grekët, të gjitha këto u bënë me direktivat e Serbisë, me ndihmën e Rusisë u realizua projekti. Shtetet Evropiane ja kishin frikën Rusisë. Tani shtetet Evropa po i përmirësoi gabimet e tyre, që i kanë bërë ndaj Shqiptarëve. Tani shtetet evropiane, nuk ja ka frikën Rusisë, se pse përkrah shteteve Evropiane qëndron Amerika. Amerika në të gjitha periudhat historike, i ka mbrojt Shqiptarët. Shqiptarët do të janë bashkë me Amerikën përjetësisht. Zoti e bekoftë AMERIKËN. Zoti i bekoftë popujt e shteteve demokratike të Evropës. Zoti i bekoftë SHQIPTARËT, kudo që ndodhen në rruzullin tokësor.