Sigurimi social në shoqërinë zvicerane të migracionit

Përse migrantët gjithnjë e më shumë janë të prekur nga varfëria, pasiguria apo mungesa e strehës? Kësaj çështje i kushtohet numri i ri i revistës së Komisionit Federal të Zvicrës për Migracionin – terra cognita 39.

Në Zvicër ekziston një rrjet sigurie që ofron mbrojtje të gjerë kundër varfërisë – edhe kur njerëzit sëmuren, humbasin punën ose fitojnë shumë pak për të siguruar jetesën prej të ardhurave të tyre. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se jo të gjithë janë të mbrojtur njësoj mirë. Disa grupe të popullsisë me sfond apo ndërlidhje migracioni janë veçanërisht të rrezikuara nga varfëria: të varfërit që punojnë e që fitojnë shumë pak, pavarësisht se pounojnë me orar të plotë në sektorin me paga të ulëta, njerëz të pranuar përkohësisht që duhet të mbijetojnë me norma veçanërisht të ulëta të asistencës sociale dhe njerëz që janë përjashtuar nga sistemi i azilit. Këtu përfshihen edhe të vetëpunësuarit pa pasaportë zvicerane që punojnë me mikro-ndërmarrje pa asnjë rrjet sigurie, si dhe persoant pa qërdnrim të rregulluar (Sans-Papiers) apo të pastrehët që janë jashtë sistemit.

Jetesa e njerëzve pa pasaportë zvicerane është gjithashtu e rrezikuar dyfish. Sepse nëse me forca të veta nuk mund të sigurojnë më bukën e gojës dhe për këtë arsye marrin ndihmë sociale, ata duhet të kenë frikë se të drejtat e tyre të qëndrimit do të përkeqësohen ose do t’u hiqen tërësisht – kushdo që bëhet i varfër mund të ndëshkohet me pasoja sipas ligjit për të huajt. Nga frika e madhe se mund të humbasin të drejtën e tyre të qëdnrimit në Zvicër, shumë nga ta edhe kur janë në nevojë të madhe nuk u drejtohen fare autoriteteve sociale. Në vend të kësaj, ata hyjnë në borxhe, qëndrojnë në rresht tek organizatat bëmirëse dhe kishat për ushqim si dhe kursejnë edhe në kurriz të nevojave të tyre themelore dhe të shëndetit të tyre.