Si e pash Tetarin Kombëtar në Tiranë para se t`i vihej ekskavatori?!

Pa dashur të komentoj rreth këtij akti rrënues po jap disa foto që kam shkrep jashtë e brenda këtij objekti, më 19 Nëntor 2016 ( gjatë samitit të diasporës), ndër to edhe foto të shfaqjeve të hershme të aktorëve që u rritën me skenën dhe lartësuan emrin e këtij teatri. Por ajo që pash në muret e jashtme të këtij teatri ishte rrëqethëse: të çara që nuk ishin riparuar prej vitesh!

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Mediat shqiptare dhe ato të huaja me rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar Shqiptar njoftojnë për një protestë të madhe që nuk kaloi edhe pa të lënduar e të arrestuar. Veçmas protestoi komuniteti artistik, nga ta edhe aktorë e regjisor. Po ashtu lidhur me këtë monument me peshë të veçantë kulturore e shpirtërore , pati edhe mjaft shkrime e reagime edhe në në media ndërkombëtare dhe organizma evropiane.

Mësohet gjithashtu se autoritetet shqiptare kanë filluar rrënimin e ndërtesës së teatrit kombëtar në mëngjesin e hershëm të kësaj të diele, pasi i tërhoqën aktorët edhe aktivistët të cilët për tre vite me radhë kishin rezistuar që shembja e kësaj godine të mos ndodhte.

E për këtë çështje, emra të njohur të mediave botërore si ‘Reuters’, ‘USNews’,’Reddit’, dhe të tjera media prestigjioze, kanë raportuar për rrënimin e këtij objekti, plan ky i kryeministrit Edi Rama i cili ishte kundërshtuar nga masa, meqë ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit andaj edhe u kundërshtua që të ndërtohet një teatër i ri.

Madje, siç raportohet, shumë persona të cilët ishin kundër asaj që ndodhi sot, thonë se kjo nuk ka të bëjë më me rrënimin e teatrit por me rrëzimin e demokracisë dhe lirisë.

Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë shqiptare thotë se teatri kishte nevojë për modernizim, ashtu sikurse janë ndërtuar stadiumi i ri i futbollit dhe shumë ndërtime të tjera të cilat fillimisht ishin kundërshtuar, por që sipas tij, puna e mirë është parë pas ndërtimit. Siç raporton ‘Reuters’, njëri nga të arrestuarit, analist i mediave, Alfred Lela, ka thënë se policia ka shkelmuar protestuesit dhe ka përdorur dhunë të pajustifikueshme.

Nga ana tjetër, për prishjen e këtij objekti ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për këtë rrënim, të cilin ai e ka quajtur një “krim juridik, moral dhe kushtetues”

Pa dashur të komentoj rreth këtij akti rreth rrënimit të muzeut kombëtar, po jap disa foto që kam shkrep nga jashtë dhe brenda të vet këtij teatri , që shkrepa më 19 Nëntor 2016 ( gjatë samitit të diasporës) brenda korridoreve shkrepa edhe disa foto të shfaqjeve të hershme por edhe të aktorëve që kanë luajtur në këtë teatër. Gjithashtu po jap edhe një foto me dy aktoret e mëdha Tinka Kurti dhe Margarita që u rritën por edhe e ngritën lartë emrin e këtij teatri.  Por ajo që pash në muret e jashtme të këtij teatri ishte rrëqethëse , kishte të çara që nuk ishin riparuar prej vitesh!