Si e organizuan dy mësues festimin e Ditës së Flamurit më 28 Nëntor 1957 ?!

(Më poshtë keni një histori lidhur me festën e flamurit nga mësuesit Daut Elez Islami dhe Ali Azem Aliu )

Nga një pikëtakim me mësuesin mbi 90 vjeçar nga Firaja, Daut Islami që  ende është vital,  mësova këtë histori shumë të veçantë, kur dy mësues 67 vjet më parë arritën ta mbajnë një manifestim festiv në Ditën e Flamurit Kombëtar në Shtërpcës?!

Më 28 nentor 1957 (viti shkollor 57/58) mësuesit e klasave III dhe IV të shkollës se fshatit Kashtanjeve Daut Elez Islami dhe Ali Azem Aliu ne bashkëpunim me Forumin Rinor te asaj kohe organizuan per here te pare ne Shtërpce programin për shënimin e ditës së flamurit kombëtar shqiptar ne shtëpinë̈ e kulturës në Shtërpcë̈.

Përkundër rrethanave jo te mira politike te kohës ne kohen e Aleksander Rankoviçit realizuan një program kulturo-artistik me klasat III dhe IV. Përmbajtja e programit ishte: Këngë dhe valle popullore me veshje kombëtare nen orkestrim me çifteli, sharki dhe def dhe shfaqja e një komedie dhe drame te Kole Jakoves.

Organizatoret e shfaqjes dhe trupa e nxënësve dhe banoreve te fshatit qe udhëtuan ne Ditën e flamurit (28.11.57) kërkuan leje nga komiteti i komunës për ofrimin e shfaqjes në sallën e shtëpisë se kulturës së Shtërpcës. Komiteti ne fillim nuk dha leje për atë dite por u kërkoi qe shfaqjen ta japin te nesërmen me 29 nëntor, pasi 28 nëntori ishte feste shqiptare. Përkundër përpjekjeve te disa zyrtareve shqiptarë te kohës zyrtaret përgjegjës nuk pranuan. Por mësuesi Daut Islami kërkoi takim me kryetarin e atëhershëm te komunës Stoik Pauna dhe me arsyetimin se nesër nuk mund te vijnë pasi është rruge e gjate, rreth 15 km vajtje ardhje arriti ta bind qe dhe u dha leja.

Shfaqja u filloi dhe salla ishte plot me publik, pothuaj te gjithë serb. Përkundër se ishin serb mjeshtëria e luajtjes se nxënësve u pëlqeu jashtë mase sa qe kërkuan qe te luhej edhe 4 here te tjera.

 

( Me këtë rast po sjelli fotot e dy mësueseve që organizon këtë fastë , Daut Elez Islami dhe Ali Azem Aliu , si dhe disa foto që shkrepa në shkollën “Osman Mani” në Firajë të Shtërpcit, 60 vjet më vonë pas ngjarjes në fjalë, i shoqëruar nga mësuesi veteran Selman Sylejmani)