Si duket jashtë fushe, Xherdani ynë simpatik?!

Të gjithë lexuesve të portalit tonë “Prointegra.ch, sonte nuk dita tu dhurojmë diç më të mirë e më të këndshme se sa disa imazhe që kam realizuar jashtë fushe, për heroin e kësaj mbrëmje- XHERDAN SHAQIRIN. Fakti se ai realizoi 3 gola të shkëlqyeshëm, një het-trik të mrekullueshëm në botërorin “Brazili 2014”, bëri që të sjellë gëzimin e madh tek miliona familje zvicerane dhe shqiptare, me dëshirën që kombëtarja zvicerane të arrijë në finale

Rexhep Rifati

Me këtë rast, si dhuratë të këndshëm këto foto po ua sjelli të gjithë atyre që i kam fiksuar gjatë pikëtakimeve me këtë ylli të madh futbolli. Xherdani trupshkurtër, krahas se një futbollist i shkëlqyeshëm është edhe një njeriu i afërm dhe i këndshëm me të gjithë, madje edhe me ata që takohet për herë të parë. Ndaj edhe simpatia për te është gjithnjë dhe kudo shumë e madhe. I madh është edhe gëzimi se sot heronjtë kryesor të futbollit zviceran janë pikërisht shqiptarët, të cilët edhe paraqesin imazhin më të madh të komunitetit tonë të madh në këtë vend. Ndaj edhe me këtë rast shkëputa dy fragmente nga libri im : “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje”

1)Dr. Hans-Peter Wessels , Ministër nga qytetet Bazelit, citoi Xherdanin: “Unë vij nga Kosova – Unë jam një shqiptar nga Kosova.”, kishte thënë për televizionin zviceran pas tri gol shënimeve në ndeshjen kundër Bullgarisë kur u pyet për prejardhjen e tij. Zemra e tij, siç thotë ai vetë, është e ndarë në gjysmë në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Me qasjen e tij të drejtpërdrejtë, dhe mbi të gjitha, të këndshme, ai është sigurisht një ambasador i përkryer për Kosovën, përfundoi Dr. Hans-Peter Wessels.

2) Një ditë para lojës së kombëtares zvicerane me Bullgarinë, ku ylli shqiptar shënoi tre gola, e përditshmja «Le Temps» botoi një portret simpatik , ku ai flet për prejardhjen e tij shqiptare nga Kosova: Xherdan Shaqiri është margaritar i futbollit zviceran, i cili mahnit zviceranët me performancën e tij. I saktë në takim, i veshur në xhinse, me maicë, me flokë përpjetë dhe që në start, me buzëqeshje. Xherdan Shaqiri, ylli i ri i futbollit zviceran, duke iu afruar të njëzetave, ndihet mirë në këpucët e tij. Një metër e gjashtëdhjetë e tetë, talent, ose 69 sipas disa burimeve, me kokë të vendosur mirë në vend…” Ndërkohë, gjatë verës 2012, Xherdani nga Baseli i Zvicrës transferohet te Bayerni i Munihut , ku tregon gjithashtu një lojë brilante, duke tërheq gjithnjë e më shumë edhe vëmendjen e mediave gjermane”.

Krejt në fund na mbetet që Xherdanit dhe mbarë kombëtares zvicerane, ti urojmë suksese të më tejshme, me dëshirë që të arrijë edhe në finalen e botërori.