Shtetasi rus, person “non grata” për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, të enjten ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, që të shpallë shtetasin rus Mikhail Krasnoshchenko si person “non grata”. Ai ka kërkuar që kjo të bëhet në bazë të kompetenncave kushtetuese që i ofron Republika e Kosovës, ku ka bërë të ditur se vendimi ka hyrë në fuqi dhe se ndaj të njejtit urdhërohet  që të lëshojë territorin e vendit të Kosovës.

Ky vendim është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër  rendit kushtetues të Kosovës, paqes dhe stabiliteti, prandaj ai gjithashtu i ka bërë thirrje edhe përfaqësuesit të posacëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që të respektojë këtë vendim.