Shërbimet

Shërbimet

Puna këshilluese dhe mbështetëse për dhe me migrantë si dhe përfshirja e resurseve të mundshme gjatë kësaj pune, punonjësit edhe profesionistë nga sektori social, arsimor dhe shëndetësor i venë  përballë sfidave të panjohura. Me shërbimet dhe ofertën tonë për tema të ndryshme nga fusha e migracionit, ne duam të promovojmë një debat me punonjësit nga fusha e arsimit, shëndetësisë dhe ajo sociale dhe të kontribuojmë në zgjerimin e mëtejmë të shkathtësive të tyre specifike në punën me mërgimtarë.

Ne dëshirojmë që me punën tonë të mbështesim, këshillojmë dhe nëse është e nevojshme, edhe të ndërmjetësojmë për migrantët. Meqenëse ne kemi i kemi dhënë vetes këtë detyrë e mandat gjithëpërfshirës, ​​shërbimet dhe oferta jonë për vet mërgimtarët është falas. Ndërsa në rast të nevojës për ndërmjetësimit me kërkesë të një institucioni të specializuar apo nga autoritetet zyrtare, ne duam të theksojmë se në raste të tilla ne bëjmë marrëveshje konkrete pune në bashkëveprim vetëm me institucionin përkatës.

Shërbimet dhe ofertat tona individuale:

  • Këshillim ndërkulturor i migrantëve dhe profesionistëve në fushat përkatëse të jetës
  • Shoqërim dhe përkujdesje socio-pedagogjike dhe psiko-sociale për migrantët
  • Ndërmjetësimi mes migrantëve dhe vendasve
  • Triazh mes të gjithë të përfshirëve në një situatë a rast
  • Rrjetëzimi dhe bashkëpunim me sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe atë të çështjeve sociale, transferimin e vlerave, etj.
  • Edukimi dhe trajnimi specifik mbi migracionin
  • Marrëdhënie me Publikun
  • Arsimim të të rriturve
  • Shërbime mediatike
  • Shërbime për zhvillim e bashkëpunim mes vendeve amë dhe atij nikoqir
  • Projekte pune socio-kulturore

Ofertat tona për specialistë / institucione si dhe për mërgimtarë:

  • Arsimimi, trajnimi dhe edukimi i mëtutjeshëm
  • Informacion specifik për vendin dhe kulturën e origjinës
  • Informacion mbi sigurinë sociale dhe sistemin arsimor, sistemin shëndetësor dhe metodat e edukuese (prindore) në vendin e origjinës
  • Trajnimi specifik për migracionin, mjetet e punës në një kontekst ndërkulturor,
  • Udhëtime studimi me qëllim trajnimin e vazhdueshëm në fushën ndërkulturore

Të kuptuarit gjuhësor dhe kulturor

  • Përkthimi gojor
  • Përkthim me shkrim
  • Ndërmjetësimi ndërkulturor
  • Bashkëkonsultimi, shoqërimi dhe ndërhyrja
  • Mbështetje e afatizuar (ndërkulturore) e familjes
  • Ndërhyrje në situata e raste krize në kontekstin ndërkulturor si dhe ndërmjetësim në raste konfliktuoze

Puna e projektit me migrantët

  • Punë me prindër, trajnim i prindërve dhe pjesëmarrja e prindërve në vendimmarrje
  • Projekte parandaluese (konfliktet dhe dhuna)
  • Projekte integruese dhe projekte komunitetesh
  • Konsulencë në çështjet ndërkulturore

 Shërbime e oferta tjera të mundshme

 Zyra profesionale PRO INTEGRA gjithashtu i vë në dispozicion shkathtësitë e burimet e saj për projekte të tjera që ne besojmë se mund dhe ia vlejnë të realizohen.

Zyra profesionale PRO INTEGRA është e interesuar të bashkëpunojë me institucionet dhe organizatat e specializuara në tërë Zvicrës, me prioritet atë gjermano-folëse.

Qendra këshillimore ka për qëllim të ofrojë ose të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në fushat e përmendura (qofshin ata individë, komunitete apo autoritete private).

Manifestimet deh aktivitetet integruese me migrantët dhe vendasit, manifestimet kulturore, udhëtimet studimore, shkëmbimet kulturore me komunitetet zvicerane dhe komunitete të tjera si dhe gjithçka që ndihmon e formon bashkëjetesën e mirë, përfshihen ndër të tjera aktivitetet dhe veprimtarinë tonë.

 Kostoja e shërbimeve

 Normalisht, vlejnë normat e zakonshme kantonale të kompenzimit. Norma e orëve për kohën e punës me familje është ndërmjet 100.- dhe 150.- franga zvicerane. Në këto çmim të orës së punës përfshihen: punët efektive, kohën e mbledhjeve dhe konferencave mbi rastin, koha e kaluar në takime, kontakte telefonike me familjen, me organet dhe ato që kanë të bëjnë me specialistë, si dhe koha e përgatitjes dhe shqyrtimit, e gjithashtu ende koha e përpilimit të raporteve të kohëpaskohshme dhe raportit përfundimtar).

Shpenzimet e udhëtimit. 50 franga për kohën e udhëtimit në qytetin e Cyrihut, ose kantonin e Cyrihut: udhëtimet për në kantonet tjera varësisht prej largësisë vazhdojnë të jetë në mes të 100.- dhe 150 frangave, si dhe faturohen edhe shpenzimet efektive të udhëtimit me transport publik.

Për shërbime të tjera, norma për orë llogaritet varësisht nga puna dhe shërbimi i ofruar.

Kohëzgjatja e shërbimit, kostoja dhe shpenzimet

Kohëzgjatja maksimale për orë e punës në muaj përcaktohen sipas nevojës aktuale për veprim dhe objektivat ripërkufizohen në çdo mbledhje të shqyrtimit të rastit. Nëse koha mujore e shoqëruesit ka të ngjarë të kalojë maksimumin, do të ketë një mundësi për ta niveluar në muajin e ardhshëm, në konsultim me autoritetet përgjegjëse për rastin ose autoritetet referuese.

Llogaritjet

Shërbimet e mëposhtme mund të ngarkohet në kostot e orëve:

  • Kohën e punës në familje / me adoleshentin
  • Shpenzimet për takime me zyrtarët ose autoritetet referuese përgjegjëse, takimet me specialistë të tjerë (mësuesit, psikologët e shkollave, ofruesit e kujdestarisë, etj.)
  • Shpenzimet për kontaktet telefonike me familjen, më autoritetet përkatëse referuese ose profesionistë të tjerë
  • Koha për t’u përgatitur për bisedat e kohëpaskohshme përcaktuese për rastin dhe ajo përfundimtare si dhe protokollimi i tyre (maksimumi një orë)
  • Përgatitja dhe shqyrtimi i detyrave me familjen / shoqërimi (½ orë për punë përgatitore)
  • Shpenzimet e udhëtimit për punën / shoqërimin e familjes (maksimumi % e orarit për detyrat në rrethin e ofruesit, jashtë regjionit llogaritet një maksimum prej një ore)
  • Raportet shtesë sipas kërkesës së zyrtarëve mandatues ose autoritetet përkatëse referuese: (maksimumi 3 orë)
  • Takimet e miratuara por jo të anuluara brenda 24 orëve nga familjarët apo adoleshenti (maksimumi 3 orë)

Shërbimet e mëposhtme janë të përfshira në normën e orës së punës dhe nuk mund të llogariten ndaras:

  • Përgatitja e raporteve të përkohshme dhe përfundimtare
  • Shpenzimet e shkaktuara në lidhje me (aktivitetet e kohës së lirë)
  • Shpenzimet e personit të ri të shoqëruar, respektivisht familjen e shoqëruar
  • Rishikimi i rregullt, të paktën një herë në muaj i veprimeve te ndermarra
  • Shpenzimet e udhëtimit për diskutime me autoritetet referuese përgjegjëse ose me specialistë të tjerë

Shërbimet e mëposhtme mund të ngarkohen veçmas:

  • shpenzimet e udhëtimit me transport publik (klasa e dytë), për zonat periferike kompensim i kilometrazhit të automjetit (0.70 Fr./km)
  • Shtesë për punën e natës nga ora 20:00 dhe për punën e së dielës: + 7.- franga në orë