Shqiptarja zgjidhet prokurore në SHBA

Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga bashkësia demokratike mposhti republikanen Nicole Wittmann, duke pretenduar 53,684 vota (49.5%) ndaj Wittmann me 51,476 me 99 për qind të votave gjithsej të raportuara, transmeton albinfo.ch.

Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura dje në SHBA ndaj rivalës së saj, Mike Chapman.

Biberan është partnere në firmën juridike Leesburg të Biberaj Snow & Sinclair. Ajo është pranuar të praktikojë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha gjykatat shtetërore dhe të apelit në Virginia, Maryland dhe New York. Ajo mori një diplomë universitare në arsim nga Universiteti George Mason dhe doktorata e saj juridike ishte nga Shkolla e Drejtësisë Antonin Scalia.

Një venda si Nju-Jorkut, Virginia, sipas Biberaj, duhet të rregullohen pabarazitë e sistemit juridik. Vendimi i saj për t’u bërë avokate ishte gjithnjë me synimin për të “ndryshuar botën më mirë”, sipas njoftimit të saj.

Biberaj ka më shumë se 25 vjet përvojë në fushën juridike. Ajo ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ka qenë e angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

Vlen të theksohet se gjatë vitit 2014-2015 ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Law) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës. /Albinfo.ch./