Mira Murati, udhëheq projektet Chat-GPT dhe Dall-E

Shqiptarja më e suksesshme në Amerikë: Mira Murati, shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E

E para që zbulojë Shqiptaren më të suksesshme në Amerikë, është blogu “PCWorld.Al” që ka publikuar 2 muaj më parë, (13 Dhjetor 2022) në lidhje për Mira Muratin, shqiptaren që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E.

Blogu “PCWorld.al” shkruante se ChatGPT Mira Murati I ka thënë Washington Post: “Në thelb është të mësosh si fëmijë. … Ju merrni diçka gabim, nuk shpërbleheni për të. Nëse ju merrni diçka në mënyrë të drejtë, shpërbleheni për të. Kështu përshtateni për të bërë më shumë gjënë e duhur.”

Kështu që edhe emri i Open-AI bëri xhiron në internet në ditët e fundit të viti që lamë pas lançoi një bot komunikimi me inteligjencë artificiale quajtur Chat-GPT i cili mahniti botën me atë çfarë ishte i aftë të bënte.

Një prej laboratorëve më ambiciozë në botë të inteligjencës artificiale, Open-AI është kompani e themeluar në fund të 2015-ës nga një grup investitorësh ku përfshiheshin themeluesi i Y Cominator Sam Altman dhe themeluesi i Tesla Elon Musk synimin për të promovuar zhvillimin e sistemeve miqësore të inteligjencës artificiale në përfitim të njerëzimit, shkruan ky blog.

35-vjeçarja Mira Murati është diplomuar nga Shkolla e Inxhinierisë Thyer në Dartmouth të Masaçusets në SHBA në fushën e Inxhinierisë Mekanike.

Gjatë periudhës 2013-2016 ajo punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera nga 2016-2018 për Leap Motion si zëvendës presidente e produktit dhe inxhinierisë.

Rrugëtimi i saj në Open-AI filloi si Zëvendës-Presidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si Zëvendës-Presidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Në Maj të 2022 ajo u emërua si CTO e Open-AI.

Gjatë një interviste për gazetarin Amerikan Trevor Noah në Daily Show, Mira foli për të ardhmen ku inteligjenca artificiale do të kishte një rol më të madh në jetën e njeriut.

E pyetur nëse inteligjenca artificiale do të zinte vendet tona të punës, ajo tha: “Ca vende pune do të humbasin, megjithatë vende të reja pune do të krijohen ose punonjës do të duhet të ri-trajnohen me teknologjitë e reja.”

Lançimi i Chat-GPT, një prej projekteve më ambicioze të Open-AI që shihet si zëvendësuesi i motorëve të kërkimit si Google apo Bing, erdhi ndërsa Mira drejton operacionet teknologjike të kompanisë.

Në vetëm 5 ditë nga debutimi, Chat-GPT ka arritur mbi 1 milionë përdorues. Faleminderit për përshtypjet tuaja të cilat na ndihmojnë të përmirësojmë platformën,” shkruante Mira në rrjetin social me linçimin e Chat-GPT.

Sot Open-AI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley

Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E. Gjatë intervistës në Daily Show, Mira shpjegoi sesi Dall-E funksiononte dhe mjetet si Dall-E dhe GPT-3 shihen nga Open-AI si zgjerim i kreativitetit njerëzor dhe jo si zëvendësues i tij.

Në një farë mënyre, Mira Murati mund të diskutojë drejtpërdrejt rreziqet e AI ndërsa ju bën të ndiheni sikur gjithçka do të jetë në rregull.

Murati është shefi i teknologjisë në Open-AI, duke udhëhequr ekipet pas DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesat, dhe ChatGPT, chatbot jashtëzakonisht i popullarizuar i AI që mund t’u përgjigjet pyetjeve komplekse me aftësi të frikshme njerëzore, ka shkruar vitin e kaluar Blogu “PCWorld.Al”.