Xhulia Kurti, nga Durrësi, poashtu studente në Universitetin e Durrësit u rendit e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”, i cili këtë vit u zhvillua në Mynih, Gjermani.
Për suksesin e arritur Xhulia Kurti, Bill Gates i dhuroi librin e tij të fundit së bashku edhe me një mesazh përgëzimi.
Xhulia është shqiptarja e parë që e ka marrë këtë libër. Këtë ja cilëson ai në mesazhin e dërguar, sepse libri akoma nuk ka dalë në qarkullim, dhe sepse ai më shumë ua dhuron librat e tij atyre që dëshiron sesa i shet në publik.
Kjo është Xhulia, kampjonia jonë, krenaria jonë në fushën e teknologjisë.
Duhet mbështetur me shumë përkushtim të rinjët e vendit tonë, dhe ti tregojmë botës se rinia shqipëtare është e para ku do: në art, kultur, shkencë etj…




















