Shqipja jehoi bukur edhe në Festivalin e Këngës Arbëreshe në Shën Mitër të Kalabrisë

 

Nga katër katundet arbëreshe që vizitova dje, katundi, apo thënë shkurt, qyteza e Shën Mitrit, apo italisht: San Demetrio Corone, vlonte në mbrëmje nga vizitorët e shumtë që kishin ardhur për të përcjell Edicionin e XXXIX të Festivalit të Këngëve Arbëreshe, ku defiluan dhjetëra artistë, qoftë si solistë apo edhe në grupe, siç ishin “Të bijtë e Firmozës” e ku juria për këngëtar më të mirë të të këtij edicioni shpalli Enzo Iovine, kantautor nga Pallagorio nga provinca Crotone në Jug të Italisë

 Teksti e fotot: Rexhep Rifati, special nga San Demetrio Corone, për portalin : prointegra.ch

Ndonëse Festivali i Këngës Arbëreshe ishte parapa të fillonte në ora 20 e 30 minuta , ai thuaja se filloi një orë më vonë, për shkak të masave rigoroze të ekipeve përkatëse për kontrollimin e shikueseve nga rreziku i mëtejmë i pandemisë.

Siç dihet Shën Mitri, apo San Demetrio Corone është një katund me peshë historike -kulturo- arsimore jo vetëm për arbëreshët por edhe shqiptarët përgjithësisht sepse aty  në Kolegjin e famshëm të Shën Adrianos, ligjëroi edhe poeti i madh i Rilindjes Kombëtare, Joronim De Rada.

Por ti kthemi festivalit, që ishte edhe caku kryesor i vizitës sime.Që në fillim të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryebashkiaku i Shën Mitrit, Z. Lamirata Salvadore, nën patronimin e të cilit edhe organizohej ky manifestim unik arbëresh. Ndërsa që vet Festivali u organizua nga Administrata komunale San Demetrio Corone dhe një komitet specifik.

Në emër të autoriteteve shqiptare të pranishme në Festival ishin Këshilltarja e Kulturës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, Brunilde Paskali dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi.

Pas 7 këngëve të interpretuara, juria shpalli fitues të këtij edicioni Enzo Iovine, kantautor nga Pallagorio, të provincës Crotone, për këngën e quajtur Ti je / Tu janë, me rregullime muzikore nga Jovine dhe Alessandro Marino. Juria e drejtuar nga Renato Guzzardi, vendin e dytë i dha Mario Dramisino së Platacit (CS) me këngën Ti je ylli i Arbërisë / Ti je ylli i Arberias. Daniel Dramisino ishte i treti me këngën A ndien / E dëgjoni, që fitoi edhe çmimin ′′ Best Lyrics “, kushtuar këngëtarit të ndjerë-kantautorit Arbresh Prof. Pino Cacozza, që u zhduk kohët e fundit, me motivacionin e mëposhtëm: ′′ Teksti i sjellshëm dhe gallant, i përlotur me keqardhje sentimentale dhe i shprehur në formën origjinale të gjuhës, i krahasueshëm me një lirikë të përjetshme që ndez emocion dhe manifestohet me thirrje dashamirëse “.

Gjatë mbrëmjes, ekspozita e Kooperativës Muzikore Arbërore, e cila argëtoi audiencën me një koncert të rëndësishëm, të cilin komiteti organizues synonte ta promovonte për të nderuar kujtimin e Pino Cacozzës. I njëjti kantautor, protagonist i vërtetë dhe fitues i Festivaleve të ndryshme, u kujtua nga sopranoja Natalina Liguori, me këngën Rapsodia nr. 3, shkruar dhe muzikë nga Nikolla Bellucci.

Mbrëmja u zhvillua në përputhje të plotë me rregullat anti-Covid, ndërsa që pati edhe transmetim direkt televiziv, ndërsa që pati edhe transmetim direkt përmes të facebook të Radio Arbëreshe International.

Gjatë kësaj përcjellje të festivali isha i shoqëruar, si edhe në fshatrat arbëreshe me profesor Michele Grecon, ndaj edhe në emër tim edhe të redaksisë së portalit prointegra.ch e përshëndesim nga zemra edhe për mikpritje edhe bujarinë e pashoqe.