“Shota” pioniere dhe bartëse e kulturës shqiptare në Zvicër

Në rrugëtimin 20 vjeçar, në saje të angazhimit të pashoq të qiftit Agron e Lirie Bajrami, grupi artistik arriti të shndërrohet në një shkollë vallëzimi përmes së cilës defiluan me qindra të ri për të ia ofruar kulturën tonë jo vetëm artdashësve shqiptarë e zviceranë, por edhe atyre të disa qendrave evropiane. 

Rexhep Rifati  

Me 2 nëntor në një ambient festiv në kantonin e Aargaut , Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër, shënoi 20 vjetorin e themelimit dhe bashkë me te edhe rritën artistike, duke qenë jo vetëm pioniere por edhe bartëse e kulturës sonë në këtë vende mik perëndimor.

Në manifestimin e organizuar me këtë rast, në mesin e disa qindra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të grupeve simotra jo vetëm shqiptare por edhe zvicerane, merrnin pjesë përfaqësues të fushave të ndryshme jo vetëm nga Zvicra por edhe shtetet fqinje.

Një fjalë rasti për rrugëtimin prej dy dekadash të “Shotës” e mbajt biografi i saj Ibish Neziri i cili përkujtoi se paraqitja e parë para publikut , e cila ndodhi në një ditë tetori të vitit 1993 për të vazhduar pastaj deri në ditët e sotme pa u ndalur. Duke filluar vetëm me 4 persona, për të arritur në ditët tona në një shkollë vallëzimi e cila rekrutoi me qindra të ri e të reja, që arritën të pushtojnë skenat anë e këndë Zvicrës, duke e përfaqësuar kulturën tonë në manifestime e festivale ndërkombëtare. Në saje të angazhimit të pashoq të qiftit Agron e Lirie Bajrami, grupi artistik arriti jo vetëm që të shndërrohet në një shkollë vallëzimi, por edhe në një mjedis ku kultivohej edhe ndjenja e atdhedashurisë për vendin e prejardhjes dhe traditat e të parëve.

Emri i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit  „Shota“ i tejkaloj edhe kufijtë e Zvicrës. Shumë qytete të Evropës Perëndimore si Parisi, Manheimi, Strasburgi, Luxemburgi, Augsburgi, Lioni, Mülhauseni, Wiena, por edhe Struga shqiptare në Maqedoni u bënë qytete mikpritëse të saj.

Në cilësinë e studiuesit, Prof. Dr. Zymer U. Neziri, përvjetorin e 20 –të jetës artistike të ‘’Shotës’’ në Zvicër e cilësoi përvjetor të rën­dë­si­sh­ëm të etno­ku­lt­u­rës sonë,duke përmend se: themeluesi i ‘’Shotës,’’ z. Agron Bajrami, para 20 vje­­­tësh i vuri themelet e saj duke pasur shtysë të fortë ndjenjën për atdheun, por dhe ndjenjën për artin. Nëse shtrohet pyetja se cila ishte e para, mendoj se e para për Agronin dhe për bashkëshorten e tij, zonjën Lirie, ishte ndjenja për atdheun, e pas­­taj ndjenja për artin, në shërbim të atdheut.

Dihet se ndjenja për rrënjët e etnisë është e vjetër sa edhe vetë civilizimi nje­rë­zor. Artistët popullorë, rapsodët, po edhe  valltarët, siç  janë këta të ‘’Shotës’’ në Zvicër, janë edhe ushtarë shpirtërorë të atdheut, ndaj edhe ata janë të domosdoshëm në çdo kohë. Gjithashtu përshëndetën edhe zv./ambasadori Mustafë Xhemaili , konsujt Sali Sefa e Kadri Daka e të tjerë, si dhe mikesha zvicerane Natalie Ammann, që ka mbështet për shumë vite “Shotën”, e cila përshëndeti me një gjuhë të pastër shqipe.

Drejtuesi dhe koreografi i “Shotës”, Agron Bajrami shpërbleu me mirënjohje, e emblema shumë nga ata që e ndihmuan shkollën e tij të vallëzimit, duke veçuar Firmën “Fetaxid” që drejtohet nga Fehmi Fetahu, e cila prej vitesh është sponsori kryesor. Kremtimin e moderoi me shumë sukses aktori Ramadan Morina. Manifstimi në të cilin edhe u shtrua darkë nga organizatori , përfundoi me një valle të përbashkët të pjesëmarrësve .