Në organizim të Shoqatës Shqiptare “Studenti” të Universitetit të Cyrihut më 25 Nëntor, u organizua një ligjëratë nga Prof. Asoc. Dr. Enis Sulstarova, lektor i parë pranë Departamentit të Shkencave Politike në Tiranë në temën “Nacionalizmi Shqiptar në Kontestin Ballkanik dhe Evropian”.
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Studenti”, evenimentin e shpalli të hapur studenti, Eleonit Smajli me që rast e prezantoi ligjëruesin Enis Sulstarova, që është autor i disa librave dhe i një numri artikujsh të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Me këtë rast me një minutë heshte u nderuan viktimat e autobusit që e pësuan në fatkeqësinë e rëndë në Bullgari. Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin edhe të udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrihut, Sami B. Kastratit dhe konsullja Shukrije Ramadani.
Për afro dy orë sa zgjati ligjërata nga Prof. Asoc. Dr. Enis Sulstarova, foli disa aspekte të nacionalizmit në kontestin Ballkanik, duke filluar nga roli i rilindëseve dhe deri në periudhat e luftave të fundit në Ballkan e në veçanti luftën e fundit në Kosovë. Kjo temë u prit mjaft mirë nga të pranishmit, meqë rast u zhvillua edhe një bashkëbisedim interesant, aq më parë pasi që nga shfaqja e pandemisë kjo është ligjërata e parë e organizuar nga vet shoqata “Studenti”.