Në Belluno të Italisë u mbajt takimi dhe prezantimi i gjetjeve të fundit etimologjike të bëra nga prof. Agron Dalipaj. Ky takim pati qëllim mbledhjen e të githë të interesuarve për çështjet e fundit që lidhen me prejardhjen e gjuhës shqipe.
Organizimi u drejtua nga Artan Shyti, anëtar i Këshillit Drejtues në Federatën Kombëtare të Shoqatave Shqiptare(FNA). Me studimin etimologjik ‘Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes’ Dalipaj prezantoi para të pranishmëve shembuj nga kërkimet e autorëve të huaj e vendas, gjithnjë duke u mbështetur në argumente shkencore.
Duhet përmendur se Agron Dalipaj tërë punën e tij ia kushtoi prejardhjes së gjuhës shqipe duke bërë kështu të mundur që në vitin 2001 në Athinë, të hapte një librari me emrin ‘Iliria’ dhe të botonte një gazetë po me këtë emër.