Shkatërrohet treni i eksodit në Bllacë

Treni i vendosur në Bllacë, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe. Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi. Përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, në zyrën e kryeministrit thonë se nuk kanë buxhet për asgjë tjetër.

Qeveria e Kosovës e ka vendosur këtë tren në 20-vjetorin e eksodit të vitit 1999. Që nga vendosja e trenit ai është lënë pa përkujdesje.

Komuna e Hanit të Elezit thotë se nuk ka mundësi as ta ruajë e as të bëjë ndonjë investim.

“Nuk ka mbetur Qeveria e Kosovës për 20, 30 apo 50 mijë euro që të mos e realizojë të paktën sigurimin e këtij treni, për shkak se nuk i kemi qytetarët e vetëdijshëm. Po t’i kishim qytetarët e vetëdijshëm të ndershëm, nuk do të kishte ndoshta nevojë që të ketë as roje fizike e as kamera. Mirëpo duke e parë se çfarë ka ndodhur, detyrimisht nevojitet që të kemi siguri më të madhe këtu”, ka thënë kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma për REL, transmeton Telegrafi.

Në muajin prill, 20 vjet pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës, qeveria organizoi për qytetarët e Kosovës udhëtim me tren deri në Bllacë, atë ditë në një ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Por për këtë tren që u vendos si muze nuk u nda buxhet për investime e as sigurim.

Kujtojmë se në vitin 199 forcat serbe dëbuan rreth 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyre kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e atëhershme. Rreth 400 mijë qytetarë u dërguan atëbotë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar në Bllacë./Telegrafi