Shkarkohet nga detyra John Bolton

100

Edhe një zyrtarë tjetër i lartë në SHBA është larguar nga detyra. Ai është këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton, i cili ka punuar në administratën e presidentit Trump, por që edhe atij si disa të tjerëve i ka shkuar shkresaa për shkarkim nga detyra.

“E njoftova mbrëmë John Bolton-in se shërbimet e tij nuk nevojiten më në Shtëpinë e Bardhë”,  shkroi Presidenti Donald Trump, në rrjetin social Twitër. “Nuk isha dakord me shumë propozime të tij, ashtu si edhe shumë të tjerë në Administratë…”

Bolton, i cili konsiderohej si njëri nga ndërtuesit e politikave përplasëse me Iranin, ndërkohë që kohëve të fundit në administratën e Trump kanë ardhur shumë ankesa për pritje dhe mos kryerje të shërbimëve adekuate. Ky lajm mesa duket është pozitivë për shqiptarët, pasiqë shumë shqiptarë e panë me dyshim ngjitjen në detyrë të ish-diplomatit John Bolton për shkak se kishte qenë një nga zërat e rrallë amerikanë që kishin folur publikisht kundër pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, Bolton ka qenë nga zërat më radikalë kundër rikthimit të Rusisë si një forcë negative në politikat ndërkombëtare dhe kjo i ka inkurajuar disa që druheshin nga dobësia e Perëndimit përballë kërcënimit rus.

Gjatë qendrimit të tij relativisht të shkurtër në detyrë, Këshilltari Bolton ka pasur disa takime me zyrtarë të lartë të Serbisë dhe disa komentues në botën shqiptarë e kanë lidhur me të, ndoshta gabimisht, projektin e një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sillte njohjen e pavarësisë nga Beogradi. Ideja e marrëveshjes është paragjykuar dhe dënuar gjerësisht në Kosovë e në botën shqiptare, përshkak të mundësisë së shkëmbimit të territoreve ose lëvizjes së kufijve në mënyrë të atillë që mund të çojë në lënien jashtë Kosovës së tre rajoneve me shumicë serbe, shkruan TCH.

Bolton vetë nuk ka sugjeruar ndonjëherë publikisht ndryshimin e kufijve, po ka deklaruar se SHBA do të mbështeste çfarëdo marrëveshje që firmosej si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova.