Shkarkimi nga puna me 63 vjet: A duhet tani unë të pensionohem?

232

Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër

KUJDES PENSIONIMI I PARAKOHSHËM: Ndërmjetësimi Regjional i Punësimit (RAV/ORP) do të ishte një mundësi më e mirë, për të mënjanuar humbjet në pension. (Foto: Keystone)

Pyetje: Unë punoi në një shtypshkronjë. Mbarëvajtja e punëve në firmë nuk është e favorshme. Andaj mua në moshën 63 vjeç më kanë shkarkuar nga puna për arsye ekonomike. Firma ime nuk donë që të marrë pjesë në financimin e pensionimit tim të mëhershëm, por ka kërkuar nga unë që për këtë çështje të këshillohem. Unë e kam bërë ketë. Arka e pensionit më ka ofruar moshën e pensionimit me 63 vjet me shkallën e zakonshme të konvertimit prej 4,88. Pensioni im do të ishte aq i ulët, sa nuk do të arrinte për të jetuar. A do të më duhej megjithatë të pensionohem parkohet?

Përgjigje: MARKUS WIDMER: Jo. Më mirë është të lajmëroheni tek sigurimi i papunësisë. Nëse pranoni pensionimin e parakohshëm, atëherë arka e papunësisë do të përllogariste pensionin tuaj në mëditjen e papunësisë dhe kështu mëditja juaj do të ishte më e ulët. Në vend të kësaj ne ju propozojmë që kapitalen e lirë që ju dispononi nga arka e pensionit ta ndani dhe të kërkoni që të deponohet në dy konto të ndryshme dhe në dy institucione të ndryshme bankare. Kompensimi nga arka e papunësisë përfundon më së voni me arritjen e moshës së pensionit të pleqërisë. Më pas mund ta tërhiqni në formë kapitali kapitalin e juaj të disponuar në kontot gjegjëse. Ne ju propozojmë që tërheqjen ta ndani në dy vite, pasi kështu ngarkesa tatimore do të ishte më ulët. (Work, 29.11.2019)

Marrë nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 1/2020