Shitja me pakicë në Zvicër – broshura informative

Informata praktike për personelin shitës

«Të drejtat e mija në sektorin e shitjes me pakicë» titullohet broshura e re e sindikatës Unia për personelin shitës. Publikimi trajton situatat shpesh të vështira, me të cilat përballen personeli shitës gjatë rrugëtimit profesional si dhe ofron ndihmë e udhëzime praktike.

Përgjigje në pyetjet më të shpeshta

Njohurit e mbështetura në përvojë të Unia-s janë të pasqyruara në këtë broshurë kompakte dhe praktike. Ajo trajton pyetjet më të shpeshta, ndër të tjera:

  • Kontratat e Punës, Administrimi i orëve të tepërta të punës, Puna me porosi, pauzat e detyrueshme dhe vullnetare, e drejta në pushime vjetore, ora e paguar e punës    
  • Puna gjatë shtatzënisë, pagesa e rrogës në rast të sëmurjes afatgjate, sëmurja e një fëmije, mënyrat e funksionimit të sigurimit të parave ditore në rast sëmundje
  • Mbikëqyrja përmes kamerave në vend të punës, kontrolli i gjepave (e çantave) të personelit me rastin e largimit nga vendi i punë, veshmbathja e punës, mungesat e gjësendeve në arka, puna pa dritë ditore, etj.

Ku dhe në cilat gjuhë mund ta gjeni broshurën?

Broshura është botuar në të tri gjuhët vendore. Ajo është në dispozicion në të gjitha 111 Sekretariatet e Unia-s në Zvicër si dhe në tertiaer@unia.ch apo të porositet përmes Telefonit: 031 350 21 11 (ekzemplar në numër të vogël janë falas).

Për më shumë shih vegën vijuese të internetit:

http://www.unia.ch/fileadmin/user_upload/user_upload/Detailhandel-Broschuere-Meine-Rechte-2014.pdf