Sheqerpare

Përbërësit:

220gr miell

100gr gjalpë

100gr sheqer

1 ve

2 lugë gjelle kos

1 lugë caji pluhur për pjekurina

Pak kripë

Bajame, arra, fëstëk (sipas dëshirës mund të zgjidhni cilën të doni)

 

Për sherbet iu nevojiten:

200gr sheqer

200ml ujë

Lëngu i një limoni

Sheqer vanilje

 

Mënyra e përgatitjes:

Preferohet që së pari të përgatisni sheqerin, sepse ai duhet të jetë tërësisht i ftohur kur ti hidhet sheqerpareve. Sherbetin ziejeni mjaftueshëm dhe lëreni mënjanë të ftohet në mënyrë që të fitojë dendësinë e duhur.

Ndërkohë, fillojmë me përgatitjen e sheqerpares.

Fillimisht në një enë hedhim miellin, sheqerin, vezën, kosin dhe pluhurin për pjekje dhe i përziejmë, pastaj ia shtojmë gjalpin e shkrirë por jo të ngrohtë dhe një maje gishtash kripë. Përziejmë me dorë derisa masa të marrë formën e brumit të punuar mirë.  Tavën në të cilën do ti pjekim sheqerparet e lyejmë me gjalpë. Marrim nga brumi mjaftueshëm sa për të bërë një rrumbullak të cilin e vendosim në tepsi duke i bërë një vrimë në mes. Duhet të keni kujdes të mos i vendosni shumë afër njëra-tjetrës sepse gjatë pjekjes do të fryhen. Kështu bëjmë me të gjithë masën e brumit. Pasi ti kemi të renditura në tepsi, në mes i vendosim arra, lajthi, apo fëstëk dhe i pjekim në 180 gradë për 20-30 minuta.

Pasi ti kemi nxjerrë nga furra i lëmë të pushojnë pak dhe ia hedhim sherbetin sipër. E lëmë të qëndrojë derisa sherbet të largohet.