Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë

NNë Gjakovë sot shënohet Dita e Dëshmorëve si dhe 20 vjetori i clirimit të fshatit Shqiponjë. Më këtë rast, të gjithë të rënët e kësaj komune, do të nderohen, me nderimet më të larta dhe me repsektin më të madh për ta.

Nderimet do të nisin fillimisht me homazhet pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe pranë varrezave të tyre, ndërkohë do të vazhdohet me nderime të tjera dhe me një akademi përkujtimore, për të gjithë të rënët e kësaj komunë, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjakova, njejtë sic do qytet tjetër I Kosovës, këtë vit shënoi 20 vjetorin e masakrave që u bënë në këtë zonë, ndërkohë që është i madh numri i të vrarëve, të masakruarëve, të dhunuarëve dhe të të pagjeturve që vijnë vetëm nga kjo komunë.

Shumë nëna të Gjakovës akoma as sot 20 vite pas luftës, nuk I gjetën as eshtrat e fëmijëve të tyre, për fatin e të cilëve nuk u kuptua kurrë asgjë.