Shenjë e fuqishme për një Zvicër të hapur e solidare

Të shtunën me 1 mars rreth 12’000 persona demonstruan në sheshin federal të Bernës. Manifestimi është ftuar nga mbi 50 organizata. Në fjalimet e tyre krijuesit, migrantët dhe të rinjtë kërkuan marrëdhënie të mira dhe të rregulluara me fqinjët në Evropë si dhe trajtim njerëzor dhe me dinjitet të migranteve e migrantëve në Zvicër. Grupe të ndryshme të njohura muzikore me paraqitjet ne tyre i dhënë mbështetje manifestimit dhe kërkesave të tij.

Texti: Osman Osmani
Fotografitë: Rexhep Rifati

Pas aprovimit të “Iniciativës kundër imigrimit masiv” kërcënohen të përkeqësohen të drejtat e mbi 1.8 milion njerëzve pa pasaportë zvicerane. Ndërsa dihet mirë se këta njerëz kanë kontribuar për mirëqenien e përbashkët, për kualitetin jetësor dhe për shumësinë kulturore të Zvicrës.

Skenar me pasoja për të gjithë

Është për të theksuar se për ketë iniciativë sipas të gjitha gjasave kanë votuar edhe persona nga spektri i partive dhe organizatave të majta, të cilat perceptohen si të hapura, tolerante dhe dashamirëse edhe karshi migrantëve. Këtë e vërteton edhe fakti se me datën 9 shkurt u votua edhe për dy propozime tjera të cilat kanun shumë bindshëm në të mirë të spektrit të majtë. Bile për arsye pasigurie, apo moskuptimi i iniciativës si duket edhe shumë persona të natyralizuar me sfond migracioni kanë votua për këtë iniciativë izoluese e përjashtuese. Strategjia dhe politika e migracionit e Partisë Popullore të Zvicrës e cila çështjen e migrantëve e përdorë për arritjen e qëllimeve politike, të cila rezultojnë si ksenofobe. Së pari ata kanë sulmuar grupet e pambrojtura të të huajve në Zvicër. Është i njohur përqendrimi i sulmeve të tyre kundër azilkërkuesve, afrikanëve, shqiptarëve të Kosovës dhe ballkanaseve në përgjithësi. Kështu skenari ndaj (përçaj) e sundo u tregua i suksesshëm edhe me rastin e iniciativës së fundit që në rend të parë është drejtuar kundër qytetarëve të shteteve të BE-së. Edhe pse, pasojat do të jenë të përgjithshme për shoqërinë zvicerane, në fushën e të kushteve dhe sigurisë në punë dhe të drejtave në përgjithësi do ti bartin edhe migrantët me qëndrim të rregulluar qysh moti e të ambientuar në Zvicër.

Po që se ky skenar jetësohet sipas paramendimeve të forcave të djathta përjashtuese e ksenofobe, posa të përfundojë çështja e migrantëve – edhe pse Zvicra është komb modern shumë-gjuhësor – radha mund tu vij atyre që flasin një gjuhë tjetër, apo atyre që mendojnë ndryshe, pa marrë parasysh se aq janë të natyralizuar apo vendës denbabaden.

Koalicioni i gjerë i hapur dhe solidar

Bashkimi në parim i më shumë se 50 Organizatave të ndryshme politike, sindikaliste, migrante, etj. është mjaft shpresëdhënës nuk do të veprohet si deri më tani vetëm në mënyrë pasive dhe defensive sa i përket politikave të migracionit në Zvicër, por se tani e tutje në mënyrë aktive dhe ofensive. Ky koalicioni është i hapur edhe për Organizata tjera të vullnetit të mirë, që veprojnë në Zvicër.

Si koalicioni në fjalë, ashtu edhe pjesëmarrësit e manifestimit të 1 marsit 2014 ndër të tjera kërkuan dhe duan me sa vijon:

  • solidar me t¨gjithë njerëzit pa marrë parasysh pasaportën
  • kundërshtimin e çdo lloj reduktimi të të drejtave të migranteve e migrantëve
  • pengimin e  kthimit të statusit të sesonierëve
  •  marrëdhënie të mira dhe të rregulluara me shtetet e BE-së, edhe për të mos u diskriminuar zviceranët që jetojnë në vendet e BE-së
  • zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, i cili ruan mjedisin hapësinor me vlera jetësore, mbrojtjen e pagave dhe kushteve të punës përmes masave politike vendore
  • të ruhet mobiliteti i nxënësve, të rinjve, shkollarëve, studentëve si në Zvicër ashtu edhe në Evropë dhe që ata të mos bartin pasojat e iniciativës.

luftimin e iniciativës së planifikuar edhe më radikale “Ecopop”, e cila në thelb përpos reduktimit të përqindjes së migrantëve kërkon kushtëzimin e bashkëpunimit dhe ndihmës për shtetet tjera në zhvillim dhe të pazhvilluar m planifikimin familjar, gjegjësisht të kufizojnë lindjet në vendet e tyre. Në mesin e protestueseve patë edhe protestues shqiptarë, kryesisht nga Sindikata UNIA , por edhe organizime tjera . Në mesin e protestuesve edhe personalitete të njohura zvicerane, edhe miq të shqiptarëve, siç janë deputeti federal, Ueli Leuenberger, doktoresha e filozofisë Suzanne Auer e tjerë.