San Benedetto Ullano (në gjuhën arbëreshe: Shën Benedhiti ) është një komunë arbëreshe në provincën e Cosenzës në Kalabri që ruan traditat komplekse popullore përmes një seri ngjarjesh dhe zakonesh që përbëjnë kulturën arbëreshe, ku gjatë vizitës sime në këtë vend kemi has në një mikpritje shembullore, kur trupa e këtushme artistike “Kreshnikët e Lirisë” na priti me muzikë dhe veshje tradicionale
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Pasditen e 20 Prillit 2019 do ta mbaj përherë të gjallë në kujtesë, si një ndër ditët më mbresëlënëse në jetën time., ngase me të arritur në këtë katund të madh arbëresh të përshkuar me një histori dhe të kaluar të lavdishme, kur arrita aty me shoqëruesin tim, artistin e valles shqipe Sherif Dakaj, kryetarin e ansamblit “Rinia” të Zvicrës, thuaja se e tërë trupa artistike e drejtuar nga artistja Paola Napolitano, kishin dalë për të na pritur veshur me kostume tradicionale.
Gjithashtu në pritje ishte edhe kryetarja e këtij lokaliteti, por edhe shumë të moshuar, që e thirrnin njëri tjetrin për të dalë e për t`u çmallë qoftë me biseda apo edhe këngë të vjetra arbërore. Ishte vërtetë një atmosferë që do të mbahet mend gjatë.
Madje vajzat e këtij katundi të lashtë, të veshura me kostume arbëreshe kishin gatuar edhe disa torte, kështu që mbrëmja e sotme kaloi në një atmosferë të pa përshkruar.
Ndërsa Sherif Dakaj , kryetari i Ansamblit “Rinia” nga Zvicra ia dhuroi grupit mikpritës një palë kostume kombëtare kosovare, ndërsa unë u dhurova dy libra të mija, por edhe këtu na dhuruan një libër me foto të vjetra për historinë e këtij katundi mbi 6 shekullor, ku arbëreshët ndër të parët edhen nga trojet e të parëve.
Edhe njëherë faleminderit motër e vëlla Paolina e Gianni Napolitano, falënderoj babën e juaj shumë bujar, falënderoj gjithë vëllezërit e motrat arbëreshe që na bënë një pritje kaq të përzemërtë.
Ti kthehemi pak historikut të këtij fshati me një të kaluar të bujshme, të lidhur si me ngjarjet historike kombëtare ashtu edhe me vazhdimësinë e ruajtjes së gjuhës, traditës dhe riteve fetare-
Më konkretisht Shën Benedhiti ( It: San Benedetto Ullano) është një qytezë arbëreshe me mbi 1.500 banorë provincën e Kozencës në Kalabri. Vendbanimi është i vendosur në rrëzë të kodrës Sant’Elia, është 25 km larg Cosenza.
Shën Benedhiti ruan ende një traditë të larmishme dhe komplekse popullore përmes një seri ngjarjesh dhe zakone që përbëjnë kulturën arbëreshe. Vendasit ende flasin gjuhën e baballarëve të tyre; ruan gjithashtu ritin bizantin dhe të gjitha traditat fetare të lidhura me të. Nga e kaluara dihet se pas vitit 1478, këtu arriti një grup i madh i refugjatëve shqiptarë, si rrjedhojë e rënies së Krujës (1478) dhe Shkodrës (1479) në duart e osmanëve , ku shumë nga shqiptarët braktisën atdheun e tyre për tu vendosur në Italinë e Jugut duke u futur në portet e Raguzës. Nga vizita që i bëra këtij fshati pamë nga afër sesi vendasit ende flasin gjuhën e të parëve të tyre si dhe ruajnë traditat fetare të lidhura me ritin bizantin. Fshati ka edhe një grup shumë të pëlqyer artistik i cili ka vizituar me program edhe trojet shqiptare, përfshi këtu edhe Kosovën.
Edhe këtu migracioni e ka bërë të veten duke e pakësuar në vazhdimësi popullatën, por edhe pse një pjesë e arbëresheve ka kaluar oqeanin Atlantik dhe është vendos sidomos në Amerikën e Jugut ata nuk e kanë harruar vendlindjen, Ndaj edhe gjatë vizitës sonë një grup muzikor dolën me kitarë në mbrëmje për të na uruar mirëseardhje me muzikë me një shqipe të pastër, ndonëse prej dekadash ishin shpërngul në Argjentinë.