Shëndeti nuk është problem luksi – PO Iniciativës për premitë lehtësuese

Woman managing the debt ***These graphics are derived from our own 3D generic designs. They do not infringe on any copyright design.

Kështu nuk mund të vijojë më tej: Shëndeti nuk është produkt luksi, nga i cili njeriu nganjëherë edhe mund të heq dorë, por thjeshtë një parakusht për një jetë të mirë. Andaj nuk duhet të vihet në pikëpyetje, që shëndeti duhet të jetë i përballueshëm për të gjithë. Pikërisht ky është synimi i Iniciativës për premitë lehtësuese.

Premitë eksploduese të arkave të sigurimeve shëndetësore

Fletëpagesat për llogaritë e premive  janë tri herë me te rënda se sa ishin para 20 vitesh. Dhe bile jo vetëm për njerëzit, që këto mund ti përballojnë fare lehtë, por për të gjithë. Premia e një përfaqësuesi ekonomik është njëjte e lartë sikur e një shitëse të këpucëve, apo një punëtori të ndërtimtarisë. Edhe pse ka lirim të pjesshëm të premive, këtë e marrin gjithnjë  e më pak amvisni dhe atë gjithmonë e në shumë më të ulëta. Pasi kantonet mjetet për këtë çështje ose i kanë ngrirë ose i kanë shkurtuar, për tu ulur tatimin për super të pasurit. Në të njëjtën kohë pagat për punëmarrësit dhe pensionet për popullatën e të moshuarve janë rritur shumë më pak se sa premitë.

Iniciativa kërkon, që asnjë amvisni në Zvicër të mos paguajë më shumë se 10% të të ardhurave për premitë e arkave shëndetësore. As familjet, as prindi e personi i vetëm si dhe as pensionisti. Sot ka shumë amvisni që janë të detyruara të paguajnë mbi 20% nga të ardhurat e tyre për premitë shëndetësore. Iniciative në fjalë përfundon këtë situatë, pasi ajo do të mundësonte rritjen e lirimit të premive në mënyrë të përshtatshme. Kantonet nuk do të mundin edhe më tej të shkurtonin apo edhe përmes mundimeve e pengesave administrative të refuzonin, për lirimin e pjesshëm nga premitë që atyre u takojnë.

Shëndeti duhet të jetë i pagueshëm për të gjithë

Iniciativa për lehtësimin e premive ndal gjithashtu edhe zhvillimet e modelit e medicinës dy-klasash. Pasi sot shumë njerëz me të ardhura të mesme të ulëta, mendohen dy-tri herë para se të vendosin të shkojnë tek mjeku – edhe në rastet kur stomaku apo koka ka kohë që dhembë fortë. Kjo nuk është vetëm e pakëndshme, por shpesh mund të jetë edhe e rrezikshme dhe më pas edhe shumë e kushtueshme. Iniciativa kujdeset që të ulet ngarkesa e premive dhe që të të gjithë njerëzit të mund të mbulojnë franshizat e ulëta. Kështu qasja në shërbimet elementare medicinale do të fuqizohej për të gjithë.

Në fushën e shëndetësisë mund të kursehet edhe më tej: Tek çmimet e medikamenteve, tek mbi kujdesi dhe tek rrjepja në paga. Mirëpo, sigurisht se jo që përmes pengesave financiare për të siguruarit të kufizohet rreptësishtë qasja për trajtim.

Mbrojtja e të siguruarve nga shkurtimet në të ardhmen

Në vitet e fundit Kantonet janë tërhequr hap pas hapi nga lirimet e pjesshme të premive shëndetësore. Në përgjithësi marrin gjithnjë e me pak të siguruar mbështetje financiare. Përmes Iniciativës në fjalë do të duhej të përcaktoheshin rregulla më të drejta dhe solide si dhe më shumë investime për lirim individual të premive. Kjo është edhe më sociale: Pasi lirimet e premive financohen nga paratë tatimore, andaj edhe mund të zbusë karakterin anti-social të primeve për kokë të banorit.

Me 26 shkurt 2019 iniciatorët kanë startuar zyrtarisht iniciativën për lirimin e premive. Ata duan ti japin fund marrëzisë së premive, por për të arritur këtë kanë nevojë për ndihmën e ne  të gjithëve!  Që nga tani keni mundësi të nënshkruani online iniciativën. Ta plotësoni, shtypni, nënshkruani dhe dërgoni pa pagesë.

Në vegën e bashkangjitur mund të gjeni Iniciativën për ta nënshkruar: https://bezahlbare-praemien.ch/

Përmes nënshkrimit të iniciativës për lirim nga premitë ne japim një sinjal të fuqishëm për një lëmin shëndetësore solidare dhe të përballueshme financiarisht! 

Mbledhja e nënshkrimeve për Iniciativën lehtësuese të premive eksploduese nga ana e arkave të sigurimeve shendetësore për shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme…
A e ke/ni nënshkruar tanimë? Ne vegën e bashkangjitur mund ta nënshkruash/ni online, ta shtypësh/ni dhe ta dërgosh/ni në adresën e shënuar gjegjëse: -> https://affordable-prices.ch/

Përgaditur për Horizonte Nr. 2/2019 Reto Wyss, BSZ, 26.02.2019 & ueb faqja e deputetes Barbara Gysi (shqipëruar e përshtatur nga O. Osmani)