SH.K.A ” DARDANIA” impresionoi me program masiv e cilësor

Më 16 shkurt, në kuadër të Festës së  Pavarësisë së Kosovës në Hotel  „ Zentrum Töss“  në Winterthur, SH.K.A ” DARDANIA” nga ky qytet organizoi një program tejet të pasur artistik me kënge e valle popullore dhe folklorike. Trupa artistike e përbërë prej mbi 50 anëtarësh me këtë rast kishte përgatitur një program tejet cilësor e të larmishëm kulturor.

Në këtë manifestim kushtuar 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një fjalë rasti kushtuar këtij përvjetori e mbajti kryetari i SHKJA “Dardania”,  Shefqet Cakolli, i cili edhe përshëndeti të pranishmit në këtë manifestim: Shukrie Ramadanin nga Ministria e Diasporës, Zëvendës-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bernë, Ekrem Hebibi , zëvendës-konsullin e Republikës së Kosovës në Bernë, Isa Kosumi, veprimtari Agim Sylejmani e tjerë. Në manifestim përshëndetën edhe mysafirët që ishin prezent në këtë eveniment kulturor. Për argëtimin e të pranishmëve u përkujdesën, pos anëtareve të “Dardanisë” edhe këngëtarët, Ruzhdi Hjarizi, Arbër Jetullahu dhe Bashkim Fekaj me sinta, dhe DJ. (R.R.)