Votimet federale të 27 shtatorit 2020 në Zvicër
Çka domethënë aprovimi i nismës kufizuese për migrantët/et e shteteve të ashtuquajturave të treta?
Liria e lëvizjes të personave është një e arritur, e cila u mundëson njerëzve të përzgjedhin vendin e tyre të banimit dhe të punës. Kjo është një e drejtë themelore, e proklamuar botërisht. Në vend se kjo e drejtë të fuqizohet e të zgjerohet, nisma kufizuese synon të reduktojë edhe më tej të drejtat elementare: si të drejtën e lirisë së lëvizjes, të drejtën e jetës familjare dhe kushte të punës me dinjitet njerëzor për të gjithë.
Këtë reduktim të të drejtave e kanë përjetuar të gjithë migrantët/et qysh me aprovimin e nismës për imigrim masiv si dhe me ashpërsimin pasues të së drejtës për të huajt përmes aprovimit të ligjit për të huajt dhe për integrim. Nëse aprovohet nisma kufizuese, të gjithë migrantët/et që jetojnë me ne do të jenë më të pambrojtur. Përvojat e përjetuara ksenofobe deri më tani do të mbetnin me tej dhe bile edhe do ashpërsohen.
Migrantët/et e shteteve të ashtuquajtura të treta dhe të drejtat e tyre janë dhe më të pambrojtura se sa ato të shtetasve/eve të BE/EFTA dhe ata ndër të tjera edhe sa i përket bashkimit familjar dhe jetesës si dhe lirisë së lëvizjes janë më të kufizuar dhe të diskriminuar. Kufizimi i të drejtave të shtetasve/eve të BE/EFTA do të rriste edhe më tej presionin ndaj të gjithë migrantëve/eve
Çdo domethënë anulimi i masave shoqëruese?
Masat shoqëruese paraqesin një sistem jo-diskriminues për mbrojtjen e pagave dhe kushteve të punës e të gjithëve, që punojnë në Zvicër. Ato mundësojnë fjala bie pagesat për punëmarrësit në rast të pagave keqpërdoruese, gjë që në Evropë thuaja se është e pamundur. Bashkimi i Sindikatave Evropiane ka ardhur në përfundim se ky është sistemi më e mirë për mbrojtjen e pagave dhe kushteve të punës në gjithë Evropën. Edhe pse do të duhej të zgjerohej më shumë, paraqesin një sistem që funksionon mirë. Për ketë arsye luftohen nga punëdhënësit dhe politikanët e afërt me ta. Nëse anulohen masat shoqëruese, atëherë mbrojtja e kushteve të punës në Zvicër do të përjashtohet dhe keqpërdorimi do të jetë krahëhapur. Ligji zviceran i punës i mbron shumë keq të drejtat e punëmarrësve. Andaj masat shoqëruese janë më se të rëndësishme.
Andaj të gjithë bashkombasit/et me të drejtë vote të me 27 shtator të votojnë me JO kundër nisimës kufizuese!