Seminari dyditor “Pensionimi i pleqërisë në Zvicër”

Tani, sapo u ktheva nga një kurs dyditore, i cili u zhvillua në Vitznau, në Hotelin Flora Alpina.

Tema e kursit ishte “Pensionimi i pleqërisë në Zvicër për anëtarët shqipfolës”, dhe u mbajt nga Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i  Sigurimeve Shoqërore në Zvicër. Të pranishëm ishin anëtarët e sindikatës me prejardhje nga Kosova, Maqedonia e veriut, lugina e Preshevës dhe Shqipëria.

Një temë që të gjithë kemi nevojë të marrim informacionin e duhur. Seminari u zhvillua në gjuhën shqipe. Ruzhdi Ibrahimi krijoi një atmosferë shumë miqësore, gjë që e bënte më të lehtë seminarin, edhe pse ishte i ngarkuar me shumë të dhëna dhe numra. Ai i bëri të qartë lehtësisht për të gjithë pjesëmarrësit. Ndërthurja e temave me shembuj nga jeta dhe rastet e përditshme, jo vetëm e bëri seminarin më tërheqës, por edhe më të kuptueshëm.

Ky seminar është padyshim interesant për çdo shqiptar që banon dhe punon prej viteve në Zvicër. Çdo njeri do të donte të dijë mbi kolonat e Pensionit të pleqërisë në Zvicër, duke filluar nga kolona e parë: AHV/IV, kolona e dytë: BVG (Arka e pensionit) për të vazhduar me kolonën e tretë: 3a. Dhe këto to ilustruara me shembuj realë të përllogaritjeve.

Për mua, kjo ishte diçka interesante, dhe për më tepër u kompletua edhe me dy marrëveshjet ndërshtetrore të sigurisë Shoqërore : Zvicër-Kosovë, Zvicër-Shqipëri si dhe marrëveshjen për menjanimin e tatimit të dyfishtë.

Nuk duhet të lë pa përmendur edhe ambientet e hotelit, mikpritjen e tyre, të siguruar nga instituti arsimor i bashkimit të Sindikave “Movendo”.  Një pamje e mrekullueshme e

natyrës si në pikturë. Dhe në fund, falenderoj Unian që mbuloi të gjitha shpenzimet. Kjo të fton të jesh i pranishëm edhe në seminaret e tjera. / Nga Merita Floqi