Samuna me suxhuk
Një recetë e preferueshme të përgatitet në një ditë vikendi, apo në një ditë pushimi kur të gjithë familja janë bashkë.
Për të përgatitur këtë recetë iu nevojiten:
2 ve
400ml qumësht
1 lugë e vogël sheqer
1 lugë e mesme kripë
2 lugë të mëdha maja buke
2-3 lugë vaj
Miell
Suxhuk
Djathe kackavall në forme trekendeshi
Mënyra e përgatitjes:
Qumështin e ngrohim paraprakisht dhe e hedhim në enën ku do ta nxëmë brumin, ia shtojmë sheqerin dhe majan, e përziejmë mirë dhe e lëmë të qëndrojë për 10-15minuta derisa maja të fermentohet. Pasi të jetë gati, ia shtojmë vezët, vajin, kripën dhe I shtojmë miellin aq san a mjafton për të nxënë brumin. Pasi ta kemi punuar mirë me dorë, e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë në një vend të ngrohtë për rreth një orë.
Pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në kuleqë të vegjël, të cilët I hapim me t’hollues në formë të rrumbullakët dhe brenda I vendosim djathin dhe suxhukin e prerë në feta të holla. E bashkojmë petën në formë të gjysmë hënës dhe ia shypim anët që masa të mos dali jashtë. Kështu veprojmë me secilën, ndërsa para se ti fusim në furrë I lyejmë me të kuq të vezës dhe I hedhim sipër susam.
I pjekim në 220 gradë për 25-30 minuta.