Samiti i Berlinit përfundoi pa rezultate

Pas përfundimit të pjesës së dytë të Samitit të Berlinit, që u zhvillua si darkë ku u bisedua kryesisht për Kosovën, nuk kanë ardhur lajme të mira, ku pas prononcimit të presidentit Hashim Thaqi, mësojmë se takimi ishtë “i rëndë”.

Ai ka thënë se është folur për liberalizimin e vizave, ku pala kosovare ka kërkuar që kjo të ndodhë me cdo kusht në një të ardhme të afërt, por me sa duket ka pasur paqartësi sa I përket këtij procesi, që mund të jenë zhgënjim për qytetarët e Kosovës.

Sipas Thacit, edhe Merkel edhe Macron, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që ti japinn fund ngrirjes së dialogut dhe të vazhdojnë me negociata, sepse kjo është e vetmja mundësi që të ketë nnjë proces normal. Ndërsa, u tha se është premtuar që nuk do të ketë dialog të kushtëzuar dhe është shtruar nevoja që shtetet e Quintit të jenë të bashkuar në këtë process dhe mos të kenë dalimë.

Është konfirmuar, se ky samit do të vazhdojë punimet në korrik dhe do te mbahet në Paris.